Dy ditë regjim kazerme dhe stërvitje në Elbasan, ja formacioni i mundshëm i Laçit sot ndaj Petrokubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2022 | 10:53

Dy ditë regjim kazerme dhe stërvitje në Elbasan, ja formacioni i mundshëm i Laçit sot ndaj Petrokubit

Laçi është grumbulluar prej dy ditësh në një hotel në periferi të Tiranës, teksa lojtarët kanë qenë në regjim kazerme në prag të ndeshjes ndaj Petrokubit.

LACI

Në mbrëmjen e djeshme skuadra zhvilloi edhe stërvitjen e fundit në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ekipi do të ketë vetëm një mungesë, pikërisht mesfushorin Sebastjan Spahiu, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë në Moldavi.

Trajneri Duro vuan mungesën e alternativave në qendër të mesfushës, edhe pse në javët e fundit janë afruar dy lojtarë si Isi Manellari dhe Mario Bajramaj.

Gjasat janë që sot Duro të preferojë skemën 4-2-3-1, ku përpara mbrojtjes do të rreshtohen Ujka dhe Ziko, ndërsa pjesa sulmuese do të jetë me Mazrekajn, Zarubicën, Adeleken dhe Guindon.

Në mbrojtje konfirmohen Malota dhe Velkoski në qendër, si dhe Roganoviç e Turkaj nga krahët. Në portë do të jetë si zakonisht Dajsinani.

LA (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"