Dy ditë më parë e shihnin si “armik”, Kukësi pajtohet me Serran për ditëlindje (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2017 | 22:33

Dy ditë më parë e shihnin si “armik”, Kukësi pajtohet me Serran për ditëlindje (Video)

Situata kaotike e krijuar me mbrojtësin spanjoll Serran pas ndeshjes ndaj Sherif Tiraspolit duket se ka kaluar. Verilindorët hodhën dyshimet se prekja e topit me dorë nga ana e 33-vjeçarit ishte e qëllimshme, duke ushtruar një kontroll te telefoni dhe laptopi i mbrojtësit për të gjetur ndonjë gjurmë tolerimi, por pa rezultat.

Serran

Pas këtij momenti Serran kërkoi divorcin me klubin, por më pas gjithçka u sqarua dhe klubi i kërkoi falje për gjestin e nxituar.

Serran

Spanjolli sot festonte 33-vjetorin e lindjes dhe drejtuesit e klubit së bashku me futbollistët organizuan një festë, ku prezent ishte dhe presidenti Gjici, i cili nuk ngurroi ta uronte lojtarin gjatë kohës që ai po i frynte qirinjve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"