Dy çështje për t’u zgjidhur te Laçi, mister me situatën e Harmon dhe Lukas Ramos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2021 | 22:48

Dy çështje për t’u zgjidhur te Laçi, mister me situatën e Harmon dhe Lukas Ramos

Ndeshja ndaj Anderlehtit këtë të enjte do të jetë e fundit në Europë për këtë edicion për skuadrën e Laçit, e cila sigurisht nuk pritet që të përmbysë humbjen 3-0 ndaj të sfidës së parë. Menjëherë pas saj, skuadra do të marrë pushimet, ndërsa drejtuesit do të projektojnë ekipin për edicionin e ri, me siguritë e atyre që kanë rinovuar, por edhe me dy mistere që kërkojnë zgjidhje sa më parë.

harmon

Sulmuesi nga Liberia, Van Dejv Harmon, nuk u përfshi asnjëherë në listën e federimit të klubit në UEFA për ndeshjet e Ligës së Konferencës. Pas përfundimit të sezonit 2020-2021, u përfol për një dëmtim të 25- vjeçarit.

Klubi nuk ka bërë ende një sqarim zyrtar për situatën e Harmonit, por nuk është çudi që liberiani t’i thotë lamtumirë Laçit. Nga ana tjetër, edhe pse nuk është paraqitur në skuadër, braziliani Lukas Ramos ka qenë në listën e federimit. Megjithatë, ky i fundit nuk është kthyer në ekip që pas përfundimit të sezonit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"