Dy biletat e fundit për çerekfinalen e Botërorit/ Sot radha e Spanjës, Portugalisë dhe Zvicrës së shqiptarëve
Kroacia dhe Brazili ishin dy skuadrat që ditën e djeshme siguruan një biletë për në fazën çerefinale të Kupës së Botës, ndërkohë që ditën e sotme do të zbulohen edhe 2 skuadrat e fundit që do të plotësojnë pazëllin me 8 ekipet që avancojnë për më tej.
Në orën 16:00, do të zhvillohet dueli mes Marokut dhe Spanjës, që pritet të jetë tepër i luftuar.
Padyshim që iberikët vijnë favoritë në këtë duel, teksa çerekfinalja për ta duket një detyrim.
Ndërkohë mbrëmja rezervon një tjetër duel spektakolar, atë mes Portugalisë së Kristiano Ronaldos dhe Zvicrës së Xhakës, Shaqirit & CO.
Helvetët pas triumfit ndaj Serbisë, do të kërkojnë të superizojnë edhe Portugalinë, e cila në këtë duel vjen pas disfatës në ndeshjen e fundit të grupit ndaj Koresë së Jugut.
KALENDARI DHE RENDITJET E KATAR 2022
PANORAMASPORT.AL
