Dy bashkëpuntorë shqiptarë në staf, Skënder Gega gati për aventurën e re. Ja kur do të vijë prezantimi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 15:18

Dy bashkëpuntorë shqiptarë në staf, Skënder Gega gati për aventurën e re. Ja kur do të vijë prezantimi…

Ish-trajneri i Partizanit, Skënder Gega do të prezantohet ditën e hënë te skuadra jordaneze e Al Ramtha. Lajmi është konfirmuar nga Arsim Thaçi, i cili do të jetë dhe ndihmësi i Gegës në këtë aventurë të re. Në një prononcim për “insportin”, Thaçi, i cili së fundmi ka drejtuar Flamurtarin e Prishtinës, u shpreh:

Arsim Thaci

“Po, kam arritur marrëveshje me klubin Al Ramtha. Skënder Gega do të jetë menaxher teknik, ose ndryshe trajneri i parë,  ndërsa unë jam numri dy i pankinës të Al Ramtha. Të hënë do të prezantohemi para mediave. Arritjen e marrëveshjes e ka bërë të mundur menaxheri i trajnerit të njohur shqiptar, Besnik Hasit, Ilir Halili, por mua fillimisht më ka ftuar Gega që të jem pjesë e stafit të tij”, u shpreh Thaçi.

skender-gega

Mësohet gjithashtu se Gega në stafin e tij do ta ketë edhe trajnerin e portierëve, Florian Ristani, me të cilin ka punuar së bashku te Partizani.

ristani-GEGA

Al Ramtha është klub që militon në elitën e futbollit jordanez dhe është fitues i dy titujve kampionë në vitet 1981-1982. Në këtë sezon Al Ramtha renditet në pozitën e tetë me 23 pikë pas 22 ndeshjeve të zhvilluara.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"