Dy azhurnime për t’u rikthyer te suksesi, ja strategjia e Ferrarit për të thyer hegjemoninë e Red Bullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2022 | 11:39

Dy azhurnime për t’u rikthyer te suksesi, ja strategjia e Ferrarit për të thyer hegjemoninë e Red Bullit

Sinjalet pozitive të marra në Çmimin e Madh të Italisë e shtyjnë Ferrarin që ta dërgojë përpara projektin e zhvillimit të makinës F1- 75, ashtu sikurse kanë qenë planet dhe objektivat fillestarë.

ferrari leklerk sainz

Kufizimi i buxhetit i lejon skuadrës nga Maranelo që të fusë përsëri edhe dy zhvillime të reja për makinën.

I pari do të aplikohet që në garën në Singapor, aty ku do të zbulojmë azhurnime në pjesën e pasme dhe te krahët e veturës, ndërsa risia tjetër pritet të vijë në Çmimin e Madh të Meksikës, që do të jetë edhe eventi i fundit i sezonit në Formulën 1.

Skuderia Ferrari ka vetëm një objektiv: të thyejë hegjemoninë e Red Bullit dhe të rikthehet në fronin e Formulës 1.

Aktualisht Ferrari ka dy javë kohë për të përfunduar paketën me forcë të lartë aerodinamike, e cila pritet t’u mundësojë pilotëve Sharl Lëklerk dhe Karols Sainz që të jenë të parët në kualifikueset e Singaporit.

Të gjithë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e nisjes nga vija e parë në një cirkuit ku është shumë i vështirë parakalimi dhe do të jetë thelbësore arritja e transferimit të energjisë së nevojshme te gomat.

Stimulimet janë më se optimiste dhe gara e Monzës ka kontribuuar për të ngritur lart moralin në një ambient që ishte disi i zhgënjyer. Tashmë të gjithë janë në pritje të modifikimeve në pjesën e pasme dhe te krahët, ndërsa projekti i Ferrarit është i fokusuar drejt sezonit 2023.

“Vetura e sezonit të ardhshëm po lind mirë”, është shprehur Matia Binoto. Megjithatë, shefi i “Kokëkuqes” ka shtuar se sezoni ende nuk ka përfunduar dhe se Ferrari do të luftojë deri në fund të kampionatit për fitore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"