Dy afrime në limit/ Bilali dhe një italian, Besa mbyll merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2021 | 23:22

Dy afrime në limit/ Bilali dhe një italian, Besa mbyll merkaton

Besa bën dy afrime në limit. Mesfushori Dejvi Bilali ka firmosur një kontratë dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit që në miqësoren me Vllazninë. Nuk është hera e parë që luan me kavajasit, ndërsa sezonin e fundit e mbylli te Dinamoja. Në ditën e fundit të merkatos, klubi është përforcuar edhe me një italian.

bilali

Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Françesko Mara, që luan si mesfushor qendre. Ai është rritur tek ekipi i Leçes e së fundmi ka luajtur në Maltë me ekipin e Hamrun Spartans, i njohur për shqiptarët si kundërshtar në disa gara europiane. Me këto dy afrime, prapavija, mesfusha dhe sulmi ka më shumë alternative dhe rrjedhimisht konkurrencë.

besa blerjet

ANALIZA – Pritet analizë e thellë pas turpërimit në Shkodër. Humbjet ndodhin, por jo në shifrat 9-0. Në fushë ishte një ekip inekzistent, që nuk funksiononte nga porta e deri në sulm. Edhe pse kanë investuar në merkato, cilësia dhe përvoja nuk u panë fort në “Loro Boriçi”.

E megjithatë, verdhezinjtë mendojnë që kjo goditje u erdhi në kohën e duhur. Më mirë që ngjau në një miqësore, që të marrin masat për kampionatin. Koha në fakt nuk është se premton, pasi vetëm të shtunën do të zbresin në fushë për javën e parë të Kategorisë së Parë. Kundërshtar do të kenë Turbinën dhe qëllimi është që ta nisin me fitore.

Nexhat Bizhdili e ka thënë dhe stërthënë që këtë vit do ngjitjen në elitë, por garë e lehtë nuk i pret aspak. Janë disa ekipe që kanë të njëjtin mision, ndaj “lufta” e vërtetë do të nisë më 11 shtator. Kavajasit kanë vetëm një problem, edhe këtë sezon do u duhet që të luajnë në… Luz.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"