Durrësi një “makth”, Laçi nuk fiton në “Niko Dovana” prej 2 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2017 | 10:46

Durrësi një “makth”, Laçi nuk fiton në “Niko Dovana” prej 2 vitesh

Sezoni për Laçin ka nisur me shumë oshilacione. Situata nuk është ndër më të mirat, megjithatë në “Niko Dovana” të besuarit e Gentjan Mezanit shkojnë vetëm për të bërë autokritikën. Përtej dëshirës, statistikat nuk i favorizojnë aspak, pasi kundër Teutës në transfertë kanë gati dy vite që nuk ia dalin. E fundit herë që kanë fituar në Durrës përkon me 18 dhjetorin e 2015-ës, ndërsa i faleshin golit të nigerianit Xhejms.

laci

Por që prej asaj dite, në 3 përballjet e zhvilluara në Kategorinë Superiore nuk ia kanë dalë dot as të marrin një barazim. Madje, bardhezinjtë janë thyer edhe bindshëm. Dy ndeshje i kanë humbur me shifrat 3-0 dhe 3-1, ndërsa më të fundit 2-0. Grupi nuk do të jetë i plotë në këtë transfertë delikate, e megjithatë Laçi do bëjë çmos që të mposhtë edhe problemet. Taulant Sefgjini nuk luan këtë javë për shkak të pezullimit të Disiplinës, por ashtu edhe Ademir Soza i dëmtuar. Lajmi i vetëm i mirë është rikthimi i Ansi Nikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"