“Durrësi më pëlqen si qytet, njerëzit kudo më respektojnë”, Koubemba, ‘Lukaku’ i Teutës: Gati për triumf ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 15:51

“Durrësi më pëlqen si qytet, njerëzit kudo më respektojnë”, Koubemba, ‘Lukaku’ i Teutës: Gati për triumf ndaj Tiranës

Sulmuesi i Teutës, Kevin Koubemba, deri tani ka bërë një prezantim shumë të mirë me fanellën blu. Forma e tij e mirë ia ka mundësuar edhe kënaqësinë e dy golave me peshë me Teutën. Në Superiore e kanë pagëzuar “Lukaku” i Teutës, sepse është kthyer në pikë referimi për durrsakët.

Gjeorgjev dhe Koubemba

Jo vetëm kaq, por sulmuesi është në garë me Majkëll Ngonë, me të cilin mund të ketë një duel ditën e diel. Jo vetëm se janë sulmues, porse janë edhe shtatlartë dhe liderët e skuadrave respektive. Koubemba ka dhënë një intervistë për “Panorama Sport” ku ka folur për ngjashmërinë e tij me Lukakun, ndeshjen e radhës ndaj Tiranës dhe si e kalon kohën e tij të lirë në qytetin bregdetar.

Pas disa javësh në kampionatin shqiptar, si ju është dukur? E prisnit më të dobët apo më fortë?

Mund të them se është një kampionat i mirë, me ekipe të mira dhe lojtarë të mirë.

Pas golit të shënuar ndaj Kukësit ju quajtën “Lukaku” i kampionatit. Ju pëlqen ky epitet?

Për të qenë i sinqertë, nuk e kam parë këtë, por sigurisht që është gjithmonë kënaqësi, sepse Lukaku është një nga sulmuesit më të mirë tani. Unë thjesht përpiqem të bëj punën time asgjë më shumë.

Ketë javë luani ndaj Tiranës, me aq se e keni parë, çfarë vlerësimi keni?

Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne jemi gati dhe do të japim gjithçka për marrjen e 3 pikëve.

Besoni se pas kësaj ndeshjeje do të jeni të vetëm në krye të renditjes?

Gjithçka që dua pas kësaj ndeshjeje është që të marrim 3 pikë, nuk ka rëndësi kush shënon. Besoj tek ekipi dhe, pse jo, të mos jemi në krye.

Me sa gola do të ishit i kënaqur ta mbyllni sezonin?

Unë kam një numër, por nuk do t’jua them, më mirë ta mbaj atë numër për vete (qesh).

Kush është shoku juaj më i mirë në ekip me të cilin qëndroni më shumë?

Isha me fat, sepse aty të gjithë më mirëpritën me shumë dashamirësi dhe unë jam i lumtur për këtë. Si ju duket qytetit i Durrësit?

Si e kaloni kohën e lirë?

Durrësi është një qytet i qetë, më pëlqen që është shumë i qetë. Shumicën e kohës unë jam duke qëndruar në shtëpinë time dhe duke luajtur video edhe lojëra.

Çfarë ju ka bërë me shumë përshtypje në Shqipëri?

Diçka pozitive dhe negative… Është shumë kohë e shkurtër për të parë ndonjë gjë negative, por gjërat më pozitive këtu kanë të bëjnë me njerëzit, ata janë shumë të mirë dhe të sjellshëm me mua dhe e vlerësoj.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"