Duros i rikthehet Alvesh para Skënderbeut, por ka ende 2 mungesa më ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2018 | 17:47

Duros i rikthehet Alvesh para Skënderbeut, por ka ende 2 mungesa më ekip

Përgatitje në heshtje shtypi para Skënderbeut. Lojtarët dhe stafi teknik janë në heshtje shtypi deri pas takimit me Skënderbeun që luhet për Kupën e Shqipërisë. Sot pritet që as trajneri Duro të mos dalë para mediave. Vlonjatët do të kenë dy mungesa për ndeshjen me Skënderbeun.

flamurtari

Sulmuesi Tomislav Bushiç dhe Kamara do të vijojnë të mungojnë. Plotësisht i gatshëm për këtë ndeshje është sulmuesi Danilo Alvesh, i cili është rikuperuar dhe nuk luajti në takimin me Lushnjën për të mos rrezikuar para Skënderbeut. U bë një kohë e gjatë që Duro nuk e ka pasur grupin të plotë në dispozicion. Problemet më të mëdha kanë qenë kryesisht në sulm dhe në luhatjet e mëdha në mbrojtje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"