Duro “shtrydh” Flamurtarin, sot miqësorja e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2017 | 15:36

Duro “shtrydh” Flamurtarin, sot miqësorja e dytë

Flamurtari po vazhdon fazën përgatitore ne Mavrovë të Maqedonisë dhe gjendja e lojtarëve parashikohet e mirë. Në seancën e djeshme stërvitore, trajneri i ka kushtuar rëndësi përgatitjes fizike të skuadrës dhe i ka “shtrydhur” lojtarët. Duro ka kërkuar nga të gjithë përqendrim dhe zbatim me përpikmëri të ushtrimeve.

Stervitje Flamurtari

Stafi teknik që në përfundim të fazës të gjithë lojtarët të kenë marrë ngarkesat e duhura për të përballuar me sukses sezonin e ardhshëm futbollistik, ku ekipi do të synojë që të sigurojë një nga vendet që të japin mundësinë për të luajtur në Europë. Për këtë arsye vlonjatët kanë qenë mjaft aktivë në merkato, duke u përforcuar ndjeshëm me lojtarë të rinj.

Pas disa ditëve të ngarkuara stërvitore, sot do të ketë pak qetësi për lojtarët vlonjatë. Kjo, pasi Flamurtari do të luajë ndeshjen e dytë miqësore në tokën maqedonase.

Flamurtari Stervitje

Kuqezinjtë do të jenë në stadiumin e Gostivarit ku do të luajnë ndaj ekipit vendas në orën 18:00. Në këtë ndeshje trajneri Duro pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë formacionin bazë dhe më pas të provojë lojtarët që ka në dispozicion.

Flamurtari ka luajtur pak ditë më parë edhe një tjetër ndeshje miqësore ndaj Makedonijas, të cilën e ka fituar në shifrat 3-2. Deri në fund të fazës përgatitore, vlonjatët pritet të luajnë të tjera ndeshje testuese për të parë formën e lojtarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"