Duro prezantohet te Kamza: Dua të lë shenjë si trajner, në renditje mund të kalojmë edhe… Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2018 | 18:23

Duro prezantohet te Kamza: Dua të lë shenjë si trajner, në renditje mund të kalojmë edhe… Kukësin

Klodian Duro është prezantuar ditën e sotme edhe zyrtarisht, si trajneri i ri i Kamzës. Vetëm pas 3 javësh Superiore, presidenti Naim Qarri shkarkoi Bledar Devollin, me argumentin se kërkonte më shumë pikë nga skuadra.

40960903_1098257950342245_833715038337368064_n

“Doja të falënderoja presidentin për besimin që më është dhënë. Ndeshjet e para i kam ndjekur, dhe kam mbetur i kënaqur me ç’ka ka paraqitur ekipi në fushë. Nuk ishte një vendim i vështirë të merrja përsipër Kamzën. Ka një ekip të plotë, stabilitet në lojë, por edhe rezultatet nuk është se kanë çeduar shumë. Ambiciet e Kamzës janë për më lart.

Duhet të jemi të zgjuar që tani në fillim, pasi më pas gjërat bëhen më të vështira, siç ndodhi edhe vjet. Kamza e ka bazën e shëndoshë, por ka punë për të bërë, ende. Çdo trajner ka idetë e veta, dhe unë jam për një futboll me logjikë. Zotërim topi dhe konkretizim golash. Duke i marrë gjërat një nga një, logjike do vijë edhe rezultati.

Më pëlqejnë sfidat, dhe e mora përsipër pasi jam i sigurt. Pas asaj eksperience me Kukësin, tani jam akoma më i motivuar. E ndjek gjithmonë futbollin tonë. Dua të lë shenjë edhe si trajner. Unë i kam qejf ëndrrat, por më shumë më pëlqen t’i realizoj. Dyert për në Europë janë të hapura, aq më tepër që flitet se Kukësi është pretendent për titull dhe ka vetëm një pikë më shumë se Kamza. kështu që i bie që të jemi të dytët. Kur nuk kemi luajtur me ta, i bie që i kemi mundësitë t’i kalojmë” – deklaroi Duro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"