Duro pëson disfatën e dytë radhazi, skuadra e Lirisë mposht me vështirësi Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 16:20

Duro pëson disfatën e dytë radhazi, skuadra e Lirisë mposht me vështirësi Flamurtarin

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të vlefshme për Superligën e Kosovës. Skuadra e Llapit ka arritur që të rrisë diferencën e pikëve me ndjekësin e vendit të katërt, Dritën. Ata arritën të fitonin në ndeshjen direkte përballë “Intelektualëve” me rezultatin 1 me 0 duke e çuar në 7 pikë diferencën.

45447419_711034389281062_9140253347251486720_o-770x470

Nga ana tjetër edhe skuadra e Lirisë ka mposhtur ekipin e Flamurtarit me rezultatin 1 me 0. Kështu skuadra e Lirisë merr disa pikë me vlerë duke shkuar në kuotën e 16 pikëve.

Rezultatet:

Llapi – Drita 1-0

Liria – Flamurtari 1-0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"