“Duro nuk është në presion”, Orges Shehi: Ekipet e mëdha duhet të ndryshojnë ‘marshin’ sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 22:30

“Duro nuk është në presion”, Orges Shehi: Ekipet e mëdha duhet të ndryshojnë ‘marshin’ sepse…

Orges Shehi, ish-trajneri i Skënderbeut, i ftuar në emisionin “Sport News Plus” në News 24, bën skanerin e kësaj jave në Superiore.

orges shehi

Shehi është i mendimit se trajneri Duro nuk ndihet ende nën presion te Kukësi. Ndërkohë, paraqitjen e Partizanit e shikon pozitive, edhe pse u ndal vetëm në një barazim me Teutën në shtëpi.

KUKËSI-VLLAZNIA – Dy humbje për Kukësin rëndojnë. Sot, ndoshta edhe më shumë se humbja një javë më para. Ne po merremi me ekipet kryesore, por renditja po tregon të kundërtën. Nuk ka dallime të mëdha mes ekipeve. Kukësi pati një ndeshje të vështirë me Vllazninë. Shkodranët ishin agresivë, dhe të vendosur mirë. Duro nuk besoj se e ndien presionin, ka shumë vite karrierë. Ishte i mërzitur, sepse humbi një ndeshje që e dominoi, kur ka objektiva madhorë. Por, nuk e shoh në presion sepse kampionati është i gjatë. Por, duhet të ndërrojë marshin, të marrë pikë dhe jo të bëjë shumë gabime radhazi.

PARTIZANI-TEUTA – Këtë ndeshje e pashë pozitive, për atë që dha në fushë. Këto javë nuk ka qenë aty ku duhet, por me aq sa pashë, ka bërë mirë. Luajti shumë minuta pa një lojtar. Lerda futi dhe Bardhin, guxoi për të fituar ndeshjen. Teuta edhe pse ishte në avantazh, nuk ishte superiore. Partizani qarkullonte topin në pjesën e dytë. Ekipe si Partizani, Tirana apo Kukësi, duhet të ndryshojnë diçka. Ato e dinë që në çdo ndeshje, ekipet do i mbyllen mbrapa, dhe ato duhet të gjejnë një mënyrë tjetër për të shënuar. Nuk mendoj se Partizani po ndëshkohet, deklaratat e drejtorit Rama janë momentale. Arbitrat nuk janë faktor, dhe nuk po ndëshkohet Partizani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"