Duro: Nesër na vjen një tjetër blerje e madhe, testin tim në ekip e kalova sepse mora gjithë lojtarë të rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2017 | 18:23

Duro: Nesër na vjen një tjetër blerje e madhe, testin tim në ekip e kalova sepse mora gjithë lojtarë të rinj

Jeni i lumtur me fitoren sot?

E kam thënë edhe më parë, ndeshje të lehta në këtë kampionat nuk ka. Vllaznia është një skuadër  që nuk e meriton atë vend ku është, dhe kisha respekt maksimal për këtë ekip para ndeshjes. Duke parë edhe terrenin, nuk mund të pretendosh për një futboll cilësor, me atë erë dhe me atë furtunë.

Skuadra konfirmohet forcë e dytë e kampionatit…

E kam thënë që jam i kënaqur me një skuadër të re. Edhe përgjegjësia ime ishte e madhe, pasi kisha marrë në skuadër lojtarë që nuk e njihnin kampionatin shqiptar, dhe kjo është një fitore e madhe edhe për mua.

duro

Duke parë skuadrën në këto javë, ku mendon se mund të përmirësohet?

Edhe mua më vjen keq për disa barazime, kur kemi qenë në avantazh, plus edhe me vendime arbitrare. Kemi barazuar me Laçin, përsëri protagonist arbitri. Ky është futbolli. Të ndërtosh një skuadër 90% të re, nuk është e lehtë. Kjo është diçka pozitive, të cilin e kalova, edhe pse kisha frikë se si do ambientoheshin në Shqipëri. Tashmë kam afruar dhe një sulmues. Ne duam lojtarë krahu, që të zgjidhin situatat 1vs1, sidomos në ndeshjet tona në shtëpi. Nesër presim edhe një futbollist tjetër, akoma më të shtrenjtë. Unë nuk kam qejf lojtarë të tillë, por me insistimin e zotit Idrizi, presim një lojtar të shtrenjtë. Me këto afrime, do bëhemi shumë të fortë. Për Bregun e keni lexuar në gazetë, por është një futbollist tjetër që besoj se do firmosë nesër.

Sa rrezikon Danilo Alvesh me ardhjen e sulmuesve të tjerë, pasi golat i ka me pikatore?

Mund të them që në skuadër do rritet konkurrenca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"