Duro: Aktualisht rëndësi ka marrja e 3-pikëshit. Gol në tension, Raçiç: U ndjeva keq nga ofezat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2014 | 22:10

Duro: Aktualisht rëndësi ka marrja e 3-pikëshit. Gol në tension, Raçiç: U ndjeva keq nga ofezat

Stevan-Racic-prezantohet-te-PartizaniTrajneri Shpëtim Duro është i kënaqur me Partizanin, ndonëse ekipi arrin të shënojë vetëm një gol. Gjithsesi, në sfidën e javës së 9-të, rëndësi për trajnerin ka marrja e trepikëshit. Ndonëse të kuqtë e kanë mbyllur fazën e parë në krye, trajneri Duro kërkon përqendrim, pasi kampionati është i gjatë. Ecuria kërkohet edhe në sfidën e radhës me Laçin, që do të luhet të mërkurën në “Qemal Stafa”, në orën 17:00. Kurbinasit janë vetëm dy pikë larg “demave të kuq” dhe mbajnë vendin e tretë.
Përveç tri pikëve, çfarë tjetër ju pëlqeu nga kjo ndeshje?
Çdo gjë ishte e mirë për ne nga fillimi deri në fund, ku kishim epërsi. Patëm raste, ku humbëm edhe një penallti. E rëndësishme në këtë momente është fitimi i tri pikëve. E mira ishte që të shënonim sa më shumë gola, por ja që shënuam vetëm një në këtë sfidë.
Ndeshja e radhës është shumë më e vështirë se sa kjo me Elbasanin?
Si Laçi, ashtu edhe Elbasani kanë të njëjtën vështirësi. Ndaj Elbasanit ishte një sfidë më e vështirë në planin psikologjik, sepse të gjithë mendojnë se është në vendin e fundit. Por përgjegjësia është tek ekipi ynë dhe presioni gjithashtu. Pavarësisht pozicionit, Elbasani ka lojtarë shumë cilësorë në organikë. Ashtu si shkoi loja duhej të shënonim më shumë gola, pasi rastet ishin të shumta nga ekipi ynë. Edhe me Laçin do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ashtu sikurse të gjitha ndeshjet në këtë kampionat. E rëndësishme është që të jemi të përqendruar në çdo ndeshje deri në fundin e kampionatit.
Sa i rëndësishëm është vendi i parë, pas fazës së parë?
Në aspektin moral është diçka pozitive, pasi askush nuk e mendonte. Ne kemi bërë ndryshime drastike në të gjithë ekipin dhe, ta përfundosh fazën e parë në këtë pozicion, është shumë pozitive. Kampionati është shumë i gjatë dhe kërkon punë dhe përqendrim.
Mund të themi se Raçiç është lojtari kryesor, i cili edhe ndaj Elbasanit i dha fitoren skuadrës?
E kam thënë edhe radhën e kaluar, edhe nëse nuk shënon gola, për mua është lojtar shumë i rëndësishëm në fushën e lojës. Raçiç është pikë referimi dhe luan në çdo pozicion në fushë. Ai është një lojtar me shumë rendimet, si në luftën në ajër, ashtu edhe me lojën me këmbë. Raçiç është një pikë referimi dhe shumë i domosdoshëm për ekipin.

guerrilsGol nën tension, Raçiç: S’u ndjeva mirë pas ofezave
Stevan Raçiç është njeriu i fitores për të ku qtë, pasi goli i tij i dha trepikëshin ekipit ndaj Elbasanit. Tifozët e kuq kanë qenë në mbështetje të kombëtares, ku nuk kanë munguar edhe thirrjet në gjuhën serbe ndaj Serbisë. Sulmuesi serb i të kuqve nuk është ndierë mirë, ndonëse e dinte se tifozët nuk kishin asgjë me atë, madje ata e kanë përkrahur gjatë gjithë ndeshjes sulmuesin. Ndonëse është ndier jo komod nga thirrjet e tifozëve, Raçiç golin e djeshëm ua ka dedikuar pikërisht ultrasve të kuq.
Stevan, sa i rëndësishëm është fakti që riktheheni te goli dhe sidomos me një gol trepikësh?
Natyrisht jam i lumtur, por dua të them se i gjithë ekipi ka punuar që unë të shënoj këtë gol. Jam sulmues dhe detyra ime është që të shënojë për skuadrën dhe për këtë gjë jam te Partizani.
Kujt ja dedikon Raçiç këtë gol?
Tifozëve pa dyshim, të cilët na kanë mbështetur gjatë gjithë lojës, edhe pse kanë folur pak keq për shtetin tim. Gjithsesi, goli shkon për ata.
A jeni ndjerë keq që ata kanë ofenduar shtetin tuaj (Serbinë)?
U ndjeva pak keq, por e di që nuk kishin me mua. Ata janë tifozët më të mirë në kampionatin shqiptar dhe na kanë mbështetur gjithmonë, si kur kemi luajtur në shtëpi, ashtu edhe në ndeshjet jashtë fushe.
Është objektivi juaj që të shpalleni golashënuesi më i mirë i Superiores?
Do të isha i kënaqur nëse një gjë e tillë do të ndodhte deri në fund të kampionatit, por më i kënaqur do të isha nëse do të arrinim të fitonim titullin kampion. Sigurisht që besoj në fitimin e titullit, pasi që në fillim kam ardhur për të realizuar këtë objektiv të klubit.
ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"