Duro: Ndeshjet e Kupës kanë specifikë tjetër, kualifikimi vendoset në Tiranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2018 | 15:22

Duro: Ndeshjet e Kupës kanë specifikë tjetër, kualifikimi vendoset në Tiranë

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, doli ditën e sotme në një konferenc për shtyp para medias, ku foli për përballjen me Flamurtarit dhe Partizanit e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Duro

Duro deklaroi se do të ishte i kënaqur që skuadra e tij të mos pësonte gol në ndeshjen e parë, si dhe bëri me dije që nuk do të ketë ndryshime të mëdha në formacion.

“Është ndeshje kupe me specifikë të vecante, nuk ka lidhje me kampionatin. Unë e kam thënë që nuk do të kemi ndryshime të mëdha në formacion. Muaremi po rikuperohet ndërsa Nedeljkovic dhe Zuka janë në dispozicion.

“Kupa është objektiv i rëndësishëm për të gjithë. Do të bëjmë maksimumin por këtë sezon kemi luksin që po ecim mirë. Është një përballje e ekujlibruar ndaj një skuadre të fortë si Partizani. Kualifikimi nuk do përfundojë në Vlorë por do të vendoset në Tiranë.

Ndeshjet e kupës kanë specifike tjetër do të isha i kënaqur të mos pësonim gol që të ishte gjithcka e hapur në ndeshjen e dytë,” u shpreh trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"