Duro: Na penalizoi gjykimi tendencioz, ja e vërteta me Danilo Alveshin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2017 | 16:46

Duro: Na penalizoi gjykimi tendencioz, ja e vërteta me Danilo Alveshin

Flamurtari barazoi në trasfertë 1-1 ndaj Vllaznisë. Edhe pse para zhvillimit të ndeshjes trajneri i vlonjatëve Shpërim Duro deklaroi se do të ishte i kënaqur me një pik, në përfundim të saj ai nuk ndante të njëjtin mendim. Në prononcimin për “Supersport” Duro akuzon gjyqtarët e takimit se ishin tendencioz me gjykimin e tyre, duke i mohuar 3 pikët Flamurtarit. Tekniku 57-vjeçar foli gjithashtu edhe për marrëdhënien me futbollistin brazilian Danilo Alvesh.

Duro

Për ndeshjen

“Një pikë në transfertë ndaj një skuadër me traditë si Vllaznia, para ndeshjes isha i kënaqur me një pike. Po si u zhvillua loja dua te them se duhet të merrnim 3 pikë. Nuk jam i kënaqur me gjyqtarin. Dha mbi 30 faulla kundër nesh. Nuk na dha një penallti një penallti neto. Mungoi dhe një rast “fair play”. Në pjesën e dytë skuadra dominoi, duhet të kishim shënuar. Pak nga mungesa e qetësisë pak nga gjykimi tendencioz dhe gjerat u bënë shumë të vështira.”

Për futbollistin Xhufo

“Unë i njoh mirë cilësitë. Ka jashtëzakonisht bagazh, por duhet të përshtatet me futbollin shqiptar. Ja kishim kërkuar që në momentin e topit, sulmuesit duhet të prisnin diagonal. Ka qënë mungesë përqendrimi. Prisnim të na i jepte topin Vllaznia për Fair Play. Po të qe mbyllur pjesa e parë 0-1, gjithçka do të ishe më e lehtë.”

Tërheqja mbrapa dhe nota për Alveshin

“Penalltia ka qënë e dyshimtë. Ka qënë një penallti e pa dhënë për Bicin në fund të ndeshjes. Arbitri ka qënë fare pranë. U tërhoqëm, kishim disa mundësi me kundërsulme. Vllaznia fitoi terren por nuk kishte rrezikshmërinë. Ishte ajo penalltia e dyshimtë që e vendosi rezultatin.

Alveshi bëri një ndeshje shumë të mirë. Unë jam ai që jam. Unë do ta ndërroj nga loja kur ai nuk bën paraqitje të mira. Nuk ka thënë që nuk punohet me Duron. Ka qënë njëçik gjaknxehtë. Ai atë ditë që nxori statusin në “Facebook” më ka dërguar një mesazh, duke më kërkuar falje për çdo gjë. Duhet kaluar edhe ndonjë situatë e tillë, me gjithë se nuk i toleroj këto situata.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"