Duro mbyll “rehabilitimin”, në stol ndaj Teutës. Për vlonjatët mungojnë Bicaj e Xhufo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 19:10

Duro mbyll “rehabilitimin”, në stol ndaj Teutës. Për vlonjatët mungojnë Bicaj e Xhufo

Sfida e vlonjatëve në Durrës do të jetë me një staf teknik të plotësuar. Shpëtim Duros i përfundon dënimi i dhënë nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit. Trajneri i vlonjatëve u pezullua dy ndeshje për shkak se akuzoi gjyqtarët si të korruptuar. Mirëpo, periudha e ndëshkimit ka përfunduar për teknikun, i cili tashmë do të rikthehet që ta drejtojë skuadrën nga pankina. Duro do të drejtojë ekipin në Durrës. Trajneri mungoi në ndeshjen e kupës dhe Partizanin dhe në takimin me Lushnjën për Kupë. Vlonjatët do ta kenë të plotë stafin teknik në pankinë duke filluar nga ndeshja me Teutën, duke qenë se zëvendëstrajneri Jeton Beqiri përfundoi dënimin prej 8 javësh.

shpetim-duro-470x313

Flamurtari do të nisë sot përgatitjet për ndeshjen me Teutën e Durrësit që luhet të shtunën në transfertë. Pas dy ditë pushim, sot ekipi do të zbresë në fushën stërvitore me një seancë. Stafi teknik do të duhet të bëjë llogaritë me të paktën një mungesë. Ditmar Bicaj do të mungojë për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve. Po ashtu do të mungojë edhe Xhufo për shkak se ende nuk e ka marrë veten nga dëmtimi. Për skuadrën vlonjate, mungesa e një qendërmbrojtësi që ka ofruar siguri gjatë sezonit, por jo vetëm kaq, edhe ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës, konsiderohet sigurisht një mungesë e rëndësishme. Megjithatë, kontingjenti i vlonjatëve do të bëjë që të mos ndihet asnjë mungesë.

Mungesat e Bicajt dhe Xhufos janë të konfirmuara. Mirëpo, çështja e mungesave për trajnerin Duro mund të zgjerohet edhe me të tjerë futbollistë. Kjo, për vetë faktin se dy sulmuesit nuk janë në 100% të formës. Gjatë javës pritet që të shikohet edhe situata e Muarem dhe Tunkarës që janë të dëmtuar. Me kalimin e ditëve dhe me zhvillimin e seancave stërvitore, do të shihet nëse dy lojtarët do të vihen në dispozicion të trajnerit Duro apo jo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"