Duro: Lojtarët e stolit më bindën, jemi te 2-3 skuadrat më të mira të Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2017 | 10:42

Duro: Lojtarët e stolit më bindën, jemi te 2-3 skuadrat më të mira të Kupës

Fitorja natyrisht që ka kënaqur trajnerin e Flamurtarit, Shpëtim Duro, i cili është bindur edhe nga futbollistët e stolit. Trajneri kryeqytetas që drejton vlonjatët në deklaratën e dhënë për mediat është shprehur:

duro

“Qëllimi ynë ishte që të fitonim ndeshjen dhe të shënonim gol në fushën kundërshtare. Duke ditur ngarkesat që kemi në kampionat, kemi aktivizuar lojtarë nga stoli, të cilët natyrisht janë paraqitur më së miri. Besoj se tashmë jemi te 2-3 skuadrat më të mira të këtij kompeticioni dhe natyrshëm që Kupa mbetet një nga objektivat tona. Sa i përket ndeshjes së sotme (djeshme), rezultati është tregues i gjithë dominimit tonë”, ka thënë Duro.

Megjithatë ndeshja e djeshme nuk mund të jetë një barometër për skuadrën vlonjate, pasi kundërshtari nuk ka pasur objektiva në këtë kompeticion dhe luan në Kategorinë e Parë. Ndërsa vlonjatët janë një nder ekipet më të mira në Superiore dhe kanë si objektiv kryesor fitimin e trofeut të dytë më të rëndësishëm në vend.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"