Duro kujton penalltinë e polemikave të titullit të parë të Skënderbeut: Po të mos shënonte Shkëmbi, e merrte Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 23:49

Duro kujton penalltinë e polemikave të titullit të parë të Skënderbeut: Po të mos shënonte Shkëmbi, e merrte Flamurtari

Diskutimet për penalltitë në studion e “Qatar N’24” në “News 24”, janë kthyer pak edhe nga futbolli shqiptar. Moderatorja Enxhi Biba ka pyetur Bledi Shkëmbin se cila ishte penalltia më e rëndësishme që kishte gjuajtur dhe në ato momente ndërhyri Shpëtim Duro.

bandicam 2022-12-05 23-44-15-692

Ai kujtoi se penalltia më e rëndësishme ndoshta ishte ajo e shënuar kur Shkëmbi vishte fanellën e Skënderbeut dhe i mjaftoi për fitoren 1-0 ndaj Flamurtarit në vitin kur korçarët fituan për herë të parë titullin kampion në ciklin që i ktheu në superfuqi në futbollin shqiptar. Një penallti që diskutohet edhe sot e kësaj dite pasi vlonjatët pretendojnë se nuk duhej dhënë.

“Një do e them unë, se e kam pasur në kurriz vetë dhe ajo ishte kryesorja. Pse, e harrove penalltinë me Flamurtarin? Ai ishte kampionati i parë, mos e kishte bërë atë, e kishim humbur kampionatin.

Fituam 1-0. Flamurtari ka qenë 7 pikë para nesh dhe po të dilte barazim ajo ndeshje, i humbnim shpresat për titull. Fituam atë ndeshje me gol të Bledit me penallti dhe u shkurtua distanca dhe aty filloi…

A do ishte penallti me VAR? Atë te Soza në momentin e parë të jep përshtypjen e 11 metërshit 100%. Në kampionatin shqiptar në pamje të parë ishte penallti, pastaj fillon dhe e analizon edhe nuk mund ta jepte. Në kampionat shqiptar janë dhënë penallti edhe 1 metër larg zonës kur nuk ka patur VAR”, kujtoi Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"