Duro: Komplimenta Lushnjës. Pakt me Skënderbeun? Largohem që sot nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2018 | 23:01

Duro: Komplimenta Lushnjës. Pakt me Skënderbeun? Largohem që sot nëse…

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, u shpreh i kënaqur për fitoren sot, teksa i bëri dhe komplimenta Lushnjës për lojën që tregoi. Për një pakt të mundshëm me Skënderbeun sa i takon Kupës, ai u shpreh se largohet që sot, nëse ndodh diçka e tillë.

Fitore me vështirësi…

E parashikonim si një ndeshje të vështirë. E rëndësishme që arritëm të shënojmë. Në këto momente, arritëm të fitojmë pas një periudhe të gjatë, ndaj një kundërshtari që e përgëzoj për karakterin që tregoi sot.

Duro

Bëtë një ndryshim, me 3 mbrojtës. Si iu duk sot?

Nuk kam luajtur me 3 mbrojtës, Bici me Pollozhanin kanë luajtur në qendër. Deliaj ishte i spostuar në mesfushë. Doja të luaja 3 mbrojtës në pjesën e dytë, por kundërshtariu iu largua me karton të kuq, nuk kisha pse.

Ironik komplimenti për Lushnjën? Një shigjetë ndoshta për kundërshtarët? E kaluar kriza kur gjen fitoren me një ekip si Lushnja?

E rëndësishme ishte që fituam. Vëmendjen e kemi tek e mërkura në Kupë, por sot duhej të merrnim 3 pikët sot. Nuk e thashë me ironi. Gjyla sapo e ka marrë skuadrën.

Përgjigje nga sulmi sot?

Mu bë qefi që shënoi Nedeljkoviç, ishte më i lëvizshëm në sulm sot. Ka pasur herë të tjera raste, por sot shënoi. Ishte blerje e janarit, dhe ka qenë i ngarkuar këtë periudhë. Edhe tek goli i dytë, edhe ai ishte protagonist.

A ka një pakt Skënderbeu-Flamurtari për Kupën?

Jo se e thoni ju Jetmir, por nëse ka një pakt, ma thoni që sot. Nëse ndodh e kundërta, unë largohem që sot, por nuk ka asnjë lloj gjëje të tillë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"