Duro: Këtë situatë e çuam vetë deri këtu, me arbitrimet jam totalisht i dorëzuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2018 | 12:37

Duro: Këtë situatë e çuam vetë deri këtu, me arbitrimet jam totalisht i dorëzuar

Trajneri i Flamurtari, Shpëtim Duro, doli sot në një konferenc për shtyp, ku foli për ndeshje e ditës së nesërme ndaj Partizanit, të cilën e vlerësoi si tepër të veçantë, për shkak të së shkuarës së tij, në klubin e kuq. Duro u shpreh se është i dorëzuar ndaj gjyqtarëve dhe do e mbajë mendjen vetëm te loja.

duro

Ndeshja me Partizanin, një ndeshje për Europë…

Duke iu referuar ndeshjes me Kamzën, nuk morëm atë që duhet të merrnim, pra fitoren. E rëndësishme është që në aspektin e grindës dhe luftës sportive, skuadra dha maksimumin. Mund ta fitonim ndeshjen por edhe mund ta humbisnim. Kemi gabuar në 2 momente. Momenti i penalltisë dhe momenti i golit. Patjetër që ndeshja me Partizanin ka rëndësi, sepse në këto momente jemi rival për Europën. Këtë situatë e çuam vetë deri këtu, sepse ishim shumë të shkëputur. Rezultatet negative në ndeshjet e fundit, bëmë që të futeshim seriozisht në luftë me 3-4 skuadra.

2 fitore në kampionat dhe kualifikim në Kupën e Shqipërisë ndaj Partizanit…

Sigurisht ka qenë një bilanc pozitiv ndaj Partizanit këtë sezon, por unë jam i mendimit që çdo ndeshje ka historinë e saj. Nuk duhet t’i referohemi këtyre statistikave. Duhet përqendrim maksimal dhe duhet të jemi serioz. Çdo ndeshje ka historinë e saj. Na pret një takim i vështirë. Skuadra është serioze dhe lojtarët janë profesionistë të vërtetë. Pavarësisht mungesave ne kemi organikën për të bërë një ndeshje dhe për të përballuar Partizanin.

Në stol nuk është më Starova por Dalipi…

Nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që unë luaj kundër Partizanit. E kam thënë edhe herët e tjera, për mua është ndeshje e veçantë kur luaj kundër Partizanit. Sepse kam shumë lojtarë që i kam stërvitur. Miqtë, trajnerë, fut këtu trajnerin aktual Dalipi si dhe tifozët. Në këtë aspekt është ndeshje e veçantë. Patjetër që me Dalipin kam punuar, në momentin e parë që erdhi te Partizani bashkëpunoi me mua. Është një djalë me mjaft pasion dhe me njohuri të mira profesionale.

Cili do jetë formacioni ndaj Partizanit?

Jam lodhur shumë me mungesat e jashtëzakonshme në muajin mars. Me arbitrimet jam i dorëzuar totalisht për sa i përket kësaj çështje. Nuk dua ta mbaj mendjen të dëmtimet te kartonat te arbitrimet. E rëndësishme është të përqendrohemi se është momenti më i rëndësishëm si në kampionat dhe në Kupë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"