Duro ka 3 dilema, Shehi “projekton” titullarët. Ja rreshtimet e mundshme në Laçi-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2021 | 8:54

Duro ka 3 dilema, Shehi “projekton” titullarët. Ja rreshtimet e mundshme në Laçi-Tirana

Tirana ka vazhduar përgatitjet për sfidën me Laçin. Bardheblutë rrezikojnë të mos kenë në formacion Elton Kalenë. Ai ka probleme me shpatullën dhe mund të mos luajë.

Tirana-Laci Miqesore

Nga derbi nuk luan Toli, ndërsa titullar kthehet Grent Halili. Pas disa javësh luan edhe Najdovski, ndërsa Shehi ndërton një skuadër bunker pas dhe me tre sulmues përpara. Torasa e Mesfushori nis nga minuta e parë në krah të Halilit dhe Seferit.

Dëmtimet janë faktor kryesor te Laçi. Mësohet se kurbinasit në sfidën me Tiranën kanë disa pikëpyetje të konfirmuara nga trajneri Shpëtim Duro. Në stërvitje nuk kemi rikuperime. Kemi një dëmtim të Nuabuezes që nuk është rikuperuar, përsëri Turkaj është jashtë si dhe Xhixha është 50%”, tha Duro një ditë më parë. Gjithsesi, kurbinasit shpresojnë deri në fund te rikthimet për të qenë të plotë për sfidën me kampionët që luhet të dielën në orën 13:00 në Laç.

fora

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"