Duro: Jam shumë i rënduar psikologjisht, sot nuk funksionoi asnjë repart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2018 | 21:24

Duro: Jam shumë i rënduar psikologjisht, sot nuk funksionoi asnjë repart

Trajneri i Flamurtarit menjëherë pas ndeshjes është dukur i rënduar psikologjikisht dhe e ka përfunduar menjëherë intervistën.Situata në kampin vlonjat duket mjaft e tensionuar pas kësaj humbje.

duro

Përballje e vështirë, e kishtin nënvizuar edhe më parë?
Jam shumë i ngarkuar psikologjikisht.Ta fillosh 2-0 është shumë e vështirë të reagosh. Kur mbaroj pjesa e parë u dhashë djemve kurajo në dhomat e zhveshjes por me golin e 3-të përfundoj cdo gjë.
Edhe lojtarët ishin të  ngarkuar psikologjikisht?
E parashikova që do ishte ndeshje vështirë. U bë kohë që sfitojmë dhe jemi shumë të rënduar. Mendova se fitorja në kupë do ndryshonte gjithcka por nuk ndodhi kështu.
A mjafton vetëm kupa për të qëndruar në Vlorë? Keni bërë zgjedhjen e duhur duke u rikonfirmuar?
Nuk e konfirmova veten. Nuk mendoj asgjë tani. Rikonfimimi më erdhi nga presidenca. Sot skuadra ishte totalisht e dorëzuar.
3 golat erdhën nga krahu i majtë, çfarë gabove në taktikë?
Sot nuk funksionoj asgjë, në asnjë moment. Asnjë repart nuk ishte solid.
Goli i parë i Skëndërbeut? Ishte jashtë loje?
Po mos ta kishte dhënë gol për ne do kishte rrjedhë tjetër. Duket qartë që është jashtë loje por unë sdua të diskutoj këto tani.
A është serioz Flamurtari sepse ka pasur shumë luhatje në 2018?  
Nuk i jap dot koment kësaj pyetje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"