Duro: Jam i kënaqur nga lojtarët e rinj, ishte test para Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2017 | 16:12

Duro: Jam i kënaqur nga lojtarët e rinj, ishte test para Luftëtarit

Shpëtim Duro e ka cilësuar ndeshjen e djeshme si një test të vyer para Luftëtarit. Trajneri ka mbetur i kënaqur edhe nga paraqitja e lojtarëve të stolit në këtë 90-minutësh dhe këtë nuk ngurroi që ta thoshte hapur edhe për mediat.

Shpetim Duro

“Në këtë ndeshje ne vinim pas fitores 2-0 të dy javëve më parë, ndaj e pamë të udhës që t’u jepnim mundësi aktivizimi edhe lojtarëve të rinj. Jam në kompleks i kënaqur prej tyre, pasi zhvilluan një paraqitje të kënaqshme. Siguruan kualifikimin, por pa vështirësi, duke ditur forcën dhe objektivat që kundërshtari ka ynë.

Ishte pa dyshim edhe një test para ndeshjes së kampionatit përballë Luftëtarit, por edhe për shumë lojtarë që kanë pasur pak minuta në dispozicion gjatë javëve të para të këtij sezoni. Kjo sfidë ishte si provë gjenerale para atij që luajmë këtë fundjavë. Por ndaj Luftëtarit është një tjetër ndeshje dhe ne duhet që jemi të kujdesshëm në çdo moment. Çdo ndeshje ka specifikën e vet, Kupa të vetën dhe kampionati po ashtu. Tani na duhet që të shikojmë përpara në kampionat”, përfundon Duro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"