Duro: Ja kush gaboi në momentin e goli, nuk do fle 3 ditë gjumë po më dënoi Shoqata e Arbitrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2018 | 23:06

Duro: Ja kush gaboi në momentin e goli, nuk do fle 3 ditë gjumë po më dënoi Shoqata e Arbitrave

E luajtët mirë apo jo ketë ndeshje. Keni ndonjë pengu?

“Ishte një ndeshje ndaj një skuadre si Skënderbeun. E kisha parashikuar do ishte një ndeshje e ngushtë në rezultat. Më erdhi keq që u ndëshkuam në momentet e fundit. Nuk ishim ndëshkuar asnjëherë në situata të tilla. Them që ndikoi fati. Kishte momente që me pak kujdes, mund të kishim kaluar në avantazh.

duro

Kishim 2 situata të favorshme. Më erdhi keq, të paktën kjo ndeshje nuk duhej humbur. Kemi lënë shumë pik jo për fajin tonë. Skënderbeu kishte qetësinë e pikëve. Ne nuk kemi presionin e titullit se jemi skuadër e re. Do ishte më bukur të ishim afër. Gjithsesi ka edhe 2 faze dhe ne do të luftojmë për objektivat tonë. Ju e patë që skuadra luajti bukur dhe nuk e meritonte këtë humbjen.

Dy mesfushorët e qendrës, Zuka dhe Useini lejnë shumë hapësira mbrapa, nga vijnë këto?

“Sot na mungonte pika më e rëndësishme Sidibe. E dyta unë them që në aspektin mbrojtës, Useini dhe Zuka ishin në markim personal me Muzakën dhe Lilën që janë shumë të rrezikshëm. Në aspektin mbrojtës ata kanë zbatuar detyrat me përpikëri. Useini u afruar edhe 2 here golit

A je i kënaqur me paraqitjen e Muarem Muarem?

“Nuk më vjen keq për skuadrën që u mundua dhe luajti mirë. Për rezultatin më vjen keq. Ne e kemi interperetuar mirë. Soune dhe Xhejmsin e kemi mbuluar jashtëzakonisht mirë. Për sa i përket Muaremit, ai ka qenë 2 javë me probleme. Ai sot u aktivizua shumë. Ai do ta ndihmojë jashtëzakonisht skuadrën. Nuk është 100% Futbolli jonë nuk është i lehtë. Duhet të ambientohet. Si ndeshje e parë u jam i kënaqur dhe nuk prisja më shumë.

Kush gaboi në momentin e golit?

“Unë prandaj jam i shqetësuar, se nuk jam i ndëshkuar asnjëherë në situatë standarte. Për golin kanë përgjegjësi 2 lojtarë që duhet ta mbulonin më mirë shtyllën e dytë. Do ta analizojmë kur të shkojmë në Vlorë. Ndikon edhe ngarkesa, se kemi luajtur 4 ndeshje në 8 ditë me skuadrat më të mira. Skuadra tregoi vlera.

Për reagimin e Shoqatës së Arbitrave?

“Unë s’kam bërë asnjë lloj gabimi. Kam 20 vjet në karrierën time si trajner. Nuk jam ndëshkuar asnjëherë me kartona. Por kur ta bëjnë borxh, durimi ka në kufij. Ne i dimë që arbritrat bëjnë gabime. Por e kam thënë edhe njëherë. Arbitri Hamiti nuk është rastësi që na, fajin e kanë ata tutorët që i vendosin. Ju lutem të mos të dënojnë (ironi). Nuk do më zërë gjumi me 3 ditë po më dënuan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"