Duro: Ishte humbje e pamerituar, që nga ndeshja me Tiranën do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 16:20

Duro: Ishte humbje e pamerituar, që nga ndeshja me Tiranën do të…

Trajneri i Kamzës, Klodian Duro, ka folur për “SuperSport” pas takimi të humbur me Skënderbeun. Tekniku duket besimplotë për vazhdimësinë e kampionatit.

bandicam 2018-10-21 16-13-56-247

Lojë e mirë, por spo vijnë pikët ?

Pikët duhet t’i kishim marrë. Megjithatë, futboll i tillë është, por duhet të pranojmë atë që jep fusha. Shpenzojmë gjithçka, por realisht nuk gjejmë dot golin. Pësojmë një gol shumë të lehtë në fillimin e lojës. Te 11-metërshi duhet të kishim baraspeshë. Nëse nuk shënon gjithçka rëndohet. Do të thoja humbja ishte e pamerituar.

Besoni te Europa siç keni thënë ?

Mundohem të qëndroj me këmbë në tokë. Ishte ndeshja e fundit e fazës së parë, por kemi dhe 3 të tjera pë të luajtur. Jam shumë besim plotë që 3 fazët e tjera do të jemi më të përqëndruar për të marrë rezultat. Do të lëmë diçka nga loja për të marrë rezultat. Jam besimplotë deri në fund dhe do të luftojë. Edhe Luftëtari vajti në Kupat e Europës vjet, kështu që edhe ne e kemi mundësinë këtë vit. Është çështje kohe. Duke filluar që nga ndeshja me Tiranën do të jemi më shumë cinikë. Komplimentoj Skënderbeun për fitoren e sotme.

Gjëndja psikologjike e Plakut, pse nuk është në formë ?

Plaku ka pasur probleme të vogla fizike në kavilje. Që me Laçin u mundua të ishte në lojë por nuk ia doli. U stërvit gjatë kësaj periudhe dhe u rikthye me Flamurtarin.

Në futboll vetëm loja e mirë të çon në rezultatet. Pikat e dobëta unë i kam më se të qarta. Është pësimi i lehtë i golave. Kjo ishte koha e pranueshme për të pasur të qartë gjithçka. Në fazat e tjera do të shikojmë një Kamzë krejt tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"