Duro: Goli ishte i rregullt, skuadra ka nevojë për 2-3 lojtarë cilësorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2017 | 19:36

Duro: Goli ishte i rregullt, skuadra ka nevojë për 2-3 lojtarë cilësorë

Flamurtari barazoi në shtëpi përballë Teutës në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore. Në prononcim për mikrofonin e “Supersportit”, trajneri Shpëtim Duro, u shpreh i bindur se topi e kishte kaluar vijën fatale dhe vlonjatëve iu mohua një tjetër gol i rregullt, sipas tij. Tekniku u pyet gjithashtu edhe për zgjedhjet e bëra në formacionin titullar si dhe për humbjen e shkëlqimit në ndeshjen brenda fushës.

duro

Sa ndikoi mungesa e Bushiç

“Edhe pa Bushiç duhet ta fitonim ndeshjen. Ai është futbollisti kryesor. Është pika e referimit dhe patjetër që ka ndikim.”

Për ndeshjen e sotme

“Kampionati nuk skuadër që të mund të fitosh lehtësisht. Është shumë i ekuilibruar. Këto ndeshje janë shumë të vështira në pretendim. Mungonin edhe spektatorët që janë një armë plus. Më duket se na u anulua një gol i rregull. Lojtari është gjysmë metro brenda. Nuk ka logjikë të mos jetë gol.  Kur është Flamurtari do ketë gjithmonë kështu gjërash.”

Për zgjedhjet në formacion

“Trajneri shikon kur diçka nuk shkon që duhet ta korrigjojë. E korrigjova në pjesën e dytë, për ti dhënë fantazi mesfushës me Zhufon. Me futjen e Kamarasë në krah, ndryshoj diçka dhe pjesa e dytë ishte më e mirë. Ishim gjatë gjithë ndeshjes më mirë. Teuta u mbrojt dhe provoi kundërsulmin. Nurkoviç na shpëtoi një gol të sigurt. Nuk ka diçka të jashtëzakonshme, Teuta është një skuadër shume e fortë.”

Cilësia e skuadrave

“Çdo ndeshje nuk i ngjan ndeshjes, ka shumë faktorë që ndihmojnë. Ndryshe të luash me Skënderbeut me tifozë, ndryshe të luash me Teutën. Unë mendoj që ky kampionat nuk ka surpriza, çdo skuadër ka mentalitetin e vetë. Nuk shikohen asnjëherë skuadrat nga klasifikimi. Partizanin me Skënderbeun, nga pikët do e shikoni? Nuk gjykohen asnjëherë ashtu. Teuta e ka organikën brenda.

Për humbjen e shkëlqimit në ndeshjet brenda

“Edhe brenda kemi bërë ndeshje shumë të mira. Sot ishim më afër fitores, me Skënderbeun gjithashtu. Unë jam dakord që skuadra jonë ka nevojë për pak cilës, për 2-3 lojtarë më shumë cilësor. Unë e di ku mund të korrigjoj. Një lojtar cilësor sidomos në pjesën sulmuesi i ndërtojnë fizionominë skuadrën. Kundërshtari merr më shumë moral kur mundon lojtari kryesor.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"