Duro: Flamurtari synon trofe këtë sezon, Skënderbeu një fatkeqësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2018 | 15:00

Duro: Flamurtari synon trofe këtë sezon, Skënderbeu një fatkeqësi

Shpëtim Duro nuk kërkon të përfitojë nga fatkeqësitë e të tjerëve. Trajneri i Flamurtarit shpreh keqardhjen nëse Skënderbeu do të dënohet nga UEFA dhe këtë gjë e cilëson goditje për të gjithë futbollin shqiptar.

shpetim-duro-470x313

Në një prononcim të dhënë dje për “Panorama Sport”, trajneri Duro theksoi se ekipi që drejton duhet të shikojë punën e tij dhe jo fatkeqësitë e të tjerëve.

“Nëse do të ndodhë, nuk është vetëm një goditje për Skënderbeun, por për të gjithë futbollin shqiptar. Është një fatkeqësi për të gjithë ne që merremi me sportin në Shqipëri. Nuk është gjë e mirë për asnjë nga ne. Sa për Flamurtarin, neve nuk na interesojnë fatkeqësitë e të tjerëve, ne duhet të japim më të mirën në fushë për veten tonë. E theksoj, është goditje për të gjithë ne”, tha Duro.

Duro

TEUTA – Trajneri ndalet edhe te ndeshja me Teutën e Durrësit që do të luhet të shtunën. Duro e cilëson një përballje të rëndësishme ku do të kërkohet maksimumi. “Ndeshja me Teutën është shumë e rëndësishme për ne. Është si të gjitha ndeshjet e tjera dhe ne duhet që t’i japim një rëndësi të veçantë, duke bërë maksimumin tonë. Teuta është një skuadër e mirë dhe ka një kontingjent lojtarësh që kanë vlerat e tyre. Është fatkeqësi për situatën në të cilën gjendet Teuta. Ne po e përgatisim këtë ndeshje për të bërë më të mirën dhe për të shkuar në Durrës për maksimumin. Natyrisht që do të kemi mungesa për shkak të kartonëve dhe dëmtimeve, por kemi një grup të plotë lojtarësh dhe zgjedhjet e duhura që të zëvendë- sojmë edhe ata që na mungojnë”, u shpreh trajneri.

duro

KUPA – Për Flamurtarin, Kupa e Shqipërisë mbetet objektivi kryesor. Trajneri Duro theksoi se duhet të shikohet me prioritet kampionati, por edhe Kupa e Shqipërisë, pasi është një ndër objektivat e Flamurtarit këtë sezon. “Ne duhet që të përqendrohemi më shumë te kampionati në këtë moment. Kemi edhe dy muaj kohë për të shkuar te ndeshjet e kupës. Normalisht që Kupa e Shqipërisë është objektivi ynë kryesor. Janë vetëm dy ndeshje dhe shkon në finale. Kështu që na duhet të bëjmë maksimumin për ta arritur këtë objektiv. Nuk është se kemi ndonjë preferencë për shortin, pasi të katërt ekipet që janë kualifikuar janë të forta. Por, e përsëris, kemi ende kohë për ndeshjen e kupës, na duhet të përqendrohemi te kampionati tani për të bërë më të mirën”, përfundon Duro.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"