Duro eviton ndryshimet, ndaj Teutës luan formacioni fitues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2019 | 12:34

Duro eviton ndryshimet, ndaj Teutës luan formacioni fitues

Trajneri Shpëtim Duro ka kryer seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Teutën. Nga ora 16:00 deri në 17:30 nënkampionët kanë zhvilluar stërvitje në kompleksin “Football Republic”. Trajneri kryeqytetas ka punuar me ekipin dhe formacionin duke pasur dhe mungesat e rëndësishme të Ethemit dhe Mustës, të dy të dëmtuar.

shpetim duro

59-vjeçari pritet të hedhë në fushën e lojës 11-shen që fitoi ndaj Tiranës, duke u besuar fituesve. Kukësi pritet ta nisë me këtë formacion: Dashamir Xhika në portë, Maliqi në të djathtë, Teqja rikthehet në qendër dhe partner i tij do të jetë Obanor, ndërsa majtas pritet Kitanovski. Mesfusha do të rreshtohet me Rrocën, Limajn e Musollin. Treshja e sulmit pritet që të jetë “atomike” me Abazajn, Shkurtajn e Gavazajn.

dYRI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"