Duro: E përgatis skuadrën që gjyqtarët do t’i kemi kundër, Vllaznia më e organizuar se Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 16:34

Duro: E përgatis skuadrën që gjyqtarët do t’i kemi kundër, Vllaznia më e organizuar se Laçi

Flamurtari barazoi sot ndaj Laçit me rezultatin 1-1 në takimin e zhvilluar në stadiumin “Kastrioti” të Krujës, ku protagonist sërish ishin gjyqtarët, me dy penallti të padhëna për skuadrën vlonjate.

Duro

Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport” trajneri Shpëtim Duro u shpreh shumë i shqetësuar për gabimet e njëpasnjëshme të gjyqtarëve dhe tregoi se ai e përgatit skuadrën që arbitrin do e ketë gjithmonë kundër.

Penalizimet e gjyqtarëve

“Nuk ka nevoj për koment, mjafton të them që 4 gola i kemi marre me 11 metersh dhe nuk kemi marrë ashnjë penallti ne favor. Për dy penalltitë e padhëna as nuk e ve në diskutim që ishin. Ka ndikim në rezultat gjyqtari i ndeshjes, ashtu si në ndeshjet e mëparshme.

Megjithëse se kemi kundër gjyqtarët ne duhet ta fitonin ndeshjes. Unë e përgatis skuadrën që arbitrin e kemi kundër. Duhet t’i kishim shfrytëzuar rastet e krijuara me Bushiç dhe Danilo Alvesh. Më vjen keq që nuk arritëm të fitonim. Duhet të kishim marrë më shumë në qoftë se do ishte gjykim real.”

Mënyra e lojës në ndeshjen e sotme

“Në pjesën e parë duhet ta kishim mbyllur llojën. Danilo Alvash duhet të luante afër me Bushic dhe Zhufo mbrapa tyre. Zhufo do fuste në loje edhe Bushic edhe Alvesh. Deri diku skema funksionoi. Do ketë e ndeshje të tjera që mund të luajmë 4-3-3.”

Lëshimi i lojës pas shënimit të golit

“Në Shkodër mbraoi pjesa e parë dhe u ndëshkuam me penallti të paqënë, në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë. Vllazninë e shikoj më të organizuar se Laçi. Për takimin e sotëm kisha besim se do fitonim. Dua të them që ndeshja 90 minuta nuk luhet me një ritëm.’’

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"