Duro e ka ulur në stol, Xhixha gjen golat dhe i dërgon mesazh trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 19:38

Duro e ka ulur në stol, Xhixha gjen golat dhe i dërgon mesazh trajnerit

Redon Xhixha ka humbur vendin e titullarit te Laçi në katër ndeshjet e fundit, por sulmuesi ka respektuar vendimin e trajnerit Shpëtim Duro dhe më tepër është aktivizuar si zëvendësues. Për të fituar minutat e humbura, dje sulmuesi u bë pjesë e ekipit U-21, që drejtohet nga Klevis Hima.

Xhixha Laci

Kurbinasit e rinj fituan 2-1 ndaj Bylisit në ndeshjen e zhvilluar në kompleksin e Kamzës dhe Xhixha u bë protagonist absolut në triumfin me përmbysje. Ballshiotët kaluan në avantazh në fillimin e pjesës së dytë me Serxhio Ujkën, ndërsa më pas Xhixha barazoi pas vetëm 6 minutash. Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej 1-1, në minutën e 94-t Laçi fiton një penallti dhe është sulmuesi që e kthen në gol, duke kompletuar dopietën me ekipin U-21.

Pas kësaj fitoreje ekipi kurbinas merr kreun e kampionatit të 21-vjeçarëve, ndërsa ndeshja e djeshme u ndoq edhe nga vetë trajneri Shpëtim Duro, i cili mori një sinjal të qartë nga sulmuesi në prag të sfidës me Vllazninë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"