Duro: Drita-Gjilani si Tirana-Partizani, ja çfarë është e rëndësishme në këtë moment

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 19:24

Duro: Drita-Gjilani si Tirana-Partizani, ja çfarë është e rëndësishme në këtë moment

Trajneri Shpëtim Duro do të debutojë të dielën në stolin e Dritës në sfidën ndaj Prishtinës së Mirel Josës. Në një prononcim për mikrofonin e “Supersport” trajneri kryeqytetas zbuloi se nuk e ka vendosur menjëherë për këtë aventurë të re, si dhe tregoi për arsyet që e shtynë të ishte në stolin e kampionëve në fuqi.

sdadas

“Nuk kam vendosur menjëherë, ka qenë një sezon i keq, kriza ishte shumë e gjatë. Kjo nuk është situatë pozitive. U binda se kontingjenti është i njëjtë nga viti i kaluar kur u shpallën kampion. Ngarkesa gjatë verës ndikoi. Është respekt për mua të marr skuadrën kampione, por është një përgjithësi e madhe. Unë kam drejtuar skuadrat më të mira në Shqipëri. Kam pasur shumë lojtarë nga Kosova, gjithmonë kam pasur respekt, sepse janë profesionistë. E kam ndjekur kampionatin e Kosovës.

Kam respekt për të gjithë trajnerët që kanë punuar në kushte të vështira. Dihet që Kosova s’ka qenë në arenën ndërkombëtare, për këtë janë heronj. Unë nuk them kurrë që jam më i mirë se këta.

duro

Oreksi vjen duke ngrënë. Situata është jo e mirë. E rëndësishme për mua është të kalojmë këtë situatë. Problemi është se Drita ka pësuar shumë gola. I kam ndjekur edhe derbit me Gjilanin, janë ndeshje si Partizani-Tirana. Janë 2 ndeshje pozitive dhe të rëndësishme. Shpresoj të dalim mirë”, u shpreh Duro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"