Duro: Do firmosja që në fillim për fitimin e Kupës, në pushim lojtarët më thanë se penalltia…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 23:03

Duro: Do firmosja që në fillim për fitimin e Kupës, në pushim lojtarët më thanë se penalltia…

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, u duk i kënaqur me fitoren në Korçë ndaj Skënderbeut, si edhe për golin e Danilo Alvesh, në intervistën pas ndeshjes për “Supersport”.

duro

Fituat, por gabuat shumë në pasime. Rrjedhojë e rezultateve të fundit?

Sigurisht, skuadra ka qenë shumë e ngarkuar, prej rezultateve. Ka bërë disa gabime, por ka funksionuar në tërësi. Nëse do ishim më të qetë, do shkonte akoma më mirë.

Rikthimi i Nurkoviç, i kënaqur? Dhe me golin e Danilos?

Patjetër që u kënaqa që shënoi, pasi kishte kohë pa shënuar. Bravo për golin me kokë. Ne jemi kompletuar në ndeshjen me Kukësin, pavarësisht asaj disfate, ishte një ndeshje shumë e mirë. Sot, përqendrimi kryesor ishte mbulimi i lojtarëve të Skënderbeut. Kishin disa mungesa, por edhe ne kemi nga 6-7 mungesa prej 1 muaji e gjysmë. Edhe sot, nga mungonte Bushiç dhe Zhufo.

 A do ta ndërroni këtë fitore me atë ndaj Kukësit?

Jo, e kam thënë edhe më parë. Ky sezon nëse do mbarojë me fitimin e Kupës, do e firmosja që në fillim. Më mirë se një trofe, se sa Europa nga vendi i dytë apo vendi i tretë.

A e ka kaluar skuadra ngërçin psikologjik?

Me Kukësin e meritonim fitoren, por ndodhi ajo që ndodhi. Patjetër, të fitosh me skuadrën më të mirë të kampionatit në transfertë, është një rezultat pozitiv. Për vetë formatin e Kupës, gjithçka është ende e hapur. Duhet të jemi të përqendruar edhe në ndeshjen e kthimit.

Çfarë menduat te penalltia që dha Jorgji?

Me thënë të drejtën nuk e kam parë, m’u duk sikur e dha shumë lehtësisht. Djemtë më thanë në pushim se nuk e kuptuam si e dha atë penallti. Fati na ndihmoi, gjithsesi. Doja të dija për faleminderit të gjithë arbitrave, të më jepnin një penallti.

Keni vendosur Kamaran në vend të Bushiç, nuk është vendi i tij, por ka dhënë disa sinjale pozitive aty…

Kamara ka luajtur 5 ndeshjet e fundit në pozicionin e qendër sulmuesit. Është futbollist që pavarësisht se luan në krah, ka më shumë rendiment në qendër. Në krah është konfuz, ndërsa në qendër punon shumë mirë me kokë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"