Duro: Dënimi i Skënderbeut nuk na favorizon, edhe ne jemi në të njëjtën situatë

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Prill 3, 2018 | 10:26

Duro: Dënimi i Skënderbeut nuk na favorizon, edhe ne jemi në të njëjtën situatë

Para pak javësh, Skënderbeu dhe Flamurtari shin dy ekipet më në formë të kampionatit, por tani situata ka ndryshuar. Skënderbeu është në një “shok” psikologjik pas dënimit të marrë nga FIFA, ndërsa Flamurtari ka humbur shumë pikë në javët e fundit dhe ka renë në vend të gjashtë në kampionat.

duro

Dy ekipet do të ndeshen ditën e nesërme, në sfidën e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Trajneri Duro, ka folur ditën e sotme në konferencën për media për këtë ndeshje, por edhe për çështje të tjera.

“Kupa e Shqipërisë është objektivi ynë kryesor dhe mendoj se kualifikimi do të vendoset pas ndeshjes së dytë, që do të luhet në Vlorë.

Dënimi i Skënderbeut?

Nuk mendoj se është në favorin e Flamurtarit. Do të thosha se situatë është e njëjtë për të dy ekipet, te Skënderbeu për shkak të dënimit nga UEFA dhe të Flamurtari për shkak të situatës së javëve të fundit me rezultatet që kemi arritur.

Konfirmimi në krye të Flamurtarit…

Sigurisht që më motivon më shumë, sepse për mua është një vlerësim. Pas humbjes me Kukësin morra përgjegjësitë e mia, por drejtuesit e klubit ishit ë vendosur që unë të vazhdoja punën me Flamurtarin.

Arritja e vendit të tretë?

Mendoj se edhe vendi i tretë në kampionat nuk është i pamundur për Flamurtarin, pasi diferenca e pikëve nuk është e madhe me këtë vend. Nga 9 ndeshje të fazës së katërt, pesë do t’i luajmë në Vlorë dhe katër jashtë fushe, kështu që kemi mundësi reale për vendin e tretë.






www.minuta90.com