Durmishi, “cunami” në Vlorë, Jorgji fal Bathën te sherri me Osmanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2016 | 17:53

Durmishi, “cunami” në Vlorë, Jorgji fal Bathën te sherri me Osmanin

Java e 26-të e Superiores ka pasur dy sfida që meritonin vëmendjen maksimale nga sektori i gjyqtarëve pranë FSHF-së, Partizani-Skënderbeu në “Qemal Stafa” dhe Flamurtari-Bylisi në Vlorë.vangjeli Enea Jorgji ka arbitruar përgjithësisht mirë në superndeshjen mes rivaleve për titull, mirëpo në momentin e sherrit ka kursyer Bathën dhe në momentin e golit të korçarëve mund të mos kishte akorduar faull në favor të Skënderbeut. Megjithatë një ndeshje me shumë tension deri diku është arbitruar mirë nga kryesori

Flamurtari-Bylisi Në këtë ndeshje, arbitri është bërë më shumë protagonist në rezultat, sesa vetë futbollistët. Të paktën dy 11- metërsha të paakorduar për vendasit, një karton i kuq i dyshimtë për Telushin që mund të ishte kaluar me vetëm një të verdhë dhe një karton i kuq i paakorduar për ballshiotët rreth minutës së 70-të. Edvaldo Durmishi, në jo pak raste, është tradhtuar nga asistentët e tij, por edhe ai vetë ka përgjegjësi për mënyrën e arbitrimit.

Të tjerat Në Kukës ka një pretendim për 11-metërsh nga vendasit, por në atë moment mund të kishte më shumë një ndëshkim të futbollistit kuksian për prekje të topit me dorë, sesa akordimin e një penalltie. Në këtë mënyrë, ndeshja mund të konsiderohet si e rregullt dhe pa shumë pretendime. Në Shkodër, ndeshja ka qenë e rregullt sa i përket arbitrimit, ndërkohë që në Laç mungon të paktën vetëm një karton i kuq për Sefgjinin që e tepron në një moment me ndërhyrjen. Pavarësisht se është akorduar karton i verdhë, mund të kishte pasur edhe përjashtim me të kuq

VLLAZNIA-TIRANA 3-1
GJYQTARË: A.Beqiri, E.Doda, G.Qirici
75′ Nuk ka raste për diskutim. Edhe në momentin kur Vllaznia shënon golin e tretë, për të cilin ka një aludim, aksioni nga i cili ka ardhur është krejtësisht i rregullt dhe nuk ka asnjë dilemë për pozicionin e Çinarit, i cili asiston në fund për Kalanë që shënoi.

FLAMURTARI-BYLIS 0-0
Gjyqtarë: E.Durmishi, R.Avdo, N.Bregasi (Tiranë)
20′ Hoxha kroson në zonë dhe Telushi në tentativë për të marrë topin rrëzohet nga Dukuç, por kryesori Durmishi është shumë pranë aksionit dhe lejon lojën që të vazhdojë, pavarësisht protestave.
22′ Da Silva kontrollon një top brenda zonës ballshiote, ku do të ketë një kontakt me Dukiç dhe rrëzohet. Por, edhe në këtë rast, gjyqtari kryesor nuk akordon asgjë me gjithë vendasit që vrapojnë drejt tij.
61′ Një moment tjetër i diskutueshëm ka qenë edhe ndëshkimi me karton të kuq i Telushit. Lojtari ndërhyri me takat lart ndaj Muçajt dhe për kryesorin ishte direkt karton i kuq, i cili mund edhe të ishte kaluar me vetëm të verdhë, duke qenë se të dy lojtarët ishin thuajse identikë në ndërhyrjen me takat lart.
70′ Muçaj bën një ndërhyrje në hyrje të zonës, por, pavarësisht kësaj, Durmishi akordon vetëm goditje dënimi, edhe pse në atë pozicion duhet të kishte ndërhyrë asistenti i tij. Si të mos mjaftonte gabimi në këtë moment për mohimin e 11-metërshit për vendasit, krijohet një situatë e çuditshme. Kryesori ndëshkon fillimisht Peposhin me karton të verdhë që do të ishte i dyti, por më pas asistenti e ndihmon dhe e anulon vendimin. Në vend që të ndëshkohej Muçaj me karton të verdhë që do të ishte i dyti, Simiç vetofrohet për t’u ndëshkuar dhe kryesori i beson atij që pretendon se ka kryer faullin dhe e ndëshkon me të verdhë. Në fakt duhej që Ledion Muçaj të linte fushën me karton të kuq.

KUKËSI-TËRBUNI 1-0
Gjyqtarë: K.Cjapi, I.Tartari, O.Grabova (Fier)
Moviola e javës së 26-të Haxho pengon Eminin i kushtëzuar nga rrethanat, i cili e lë prapa gardianin, mbas topit të kthyer në mënyrë të gabuar nga Klaudio Çema. Penallti dhe karton të verdhë për portierin, ndërkohë që mund të ishte edhe i kuq për heqje të mundësisë së shënimit.

LAÇI-TEUTA 1-2
Gjyqtarë: E.Sino (Fier), E.Barushi (Tiranë), E.Pashaj (Fier) 19′
Sefgjini bën një ndërhyrje shumë të ashpër dhe meriton karton të kuq. Gjyqtari ka qenë fare pranë aksionit dhe duhet të kishte vepruar me masën disiplinore për futbollistin e kurbinasve.

PARTIZANI-SKËNDERBEU 1-1
Gjyqtarë: E.Jorgji (kryesor), D.Rexha dhe R.Çokaj (asistentë), K.Meta dhe R.Sadiku (arbitra të linjës), E.Ganxhi (arbitër i katërt)
Ka qenë një ndeshje, e cila është administruar përgjithësisht mirë nga kryesori Jorgji, me gjithë tensionin që ka pasur. Kryesori zgjodhi që në shumicën e rasteve të preferonte këshillën për ndërhyrje të ashpra, edhe pse në disa momente nuk duhet të kishte kursyer kartonin.
– Kristi Vangjeli mund edhe ta kishte pësuar këtë takim, duke qenë se në dy raste zgjodhi që të hidhte flakadanët (që tifozëria e kuqe i hidhte herë pas here në fushë) drejt fansave të ekipit vendas. Një veprim që mund të ishte interpretuar edhe si provokim ndaj tyre, pavarësisht se në thelb ai ishte thjesht duke pastruar fushën.
68′ Jorgji dhe asistentët e tij në këtë takim duhet të ishin treguar të kujdesshëm në momentin e “sherrit”. Batha meritonte të kuq për goditje me shpullë ndaj Osmanit. Kjo gjë nuk është vënë re nga asnjëri prej gjyqtarëve, ndërkohë që futbollisti i të kuqve nuk mund t’i shpëtojë provës televizive që e paraqet fare qartë veprimin e tij.
-Pamjet filmike gjithashtu qartësojnë se në goditjen e dënimit të akorduar për Skënderbeun, që sjell golin, duhet të ishte shmangur dhe Jorgji ka përgjegjësitë e tij për atë moment

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"