Durmishaj “thyen” heshtjen: E dashuroj Greqinë, nuk kafshohet dora që të ushqen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2019 | 21:39

Durmishaj “thyen” heshtjen: E dashuroj Greqinë, nuk kafshohet dora që të ushqen…

Pas një kalvari të gjatë, Fiorin Durmishaj ka vendosur të flasë për sa i përket çështjes së zgjedhjes së kombëtares greke. Futbollisti nuk kishte bërë asnjë deklaratë, por për mediat greke ai ka dhënë versionin e tij për këtë situatë, duke shuar të gjitha mundësitë për një zgjedhje të Shqipërisë.
fiorin durmishaj

“Nuk mund të bëj asgjë tjetër veçse të dashuroj këtë vend. Miqtë e mi janë grekë, ata më kanë ndihmuar shumë dhe nuk më shohin si të huaj, siç ndodhte më parë. Nuk mund ta kafshosh një dorë që të ushqen. E respektoj këtë. Erdha në Greqi me familjen time në një situatë të vështirë dhe na ndihmuan.

durmishaj (1)

Kjo është arsyeja pse unë e dua të nderoj këtë vend. Janë nder i madh komentet e bëra nga Angelos Anastasiadis për mua. Do të tregoj më të mirën time dhe të justifikoj atë që kanë thënë për mua” u shpreh Durmishaj për “Total Fooball”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"