Dunga-Ngo vulosin fitoren, Tirana mposht Turbinën në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 19:09

Dunga-Ngo vulosin fitoren, Tirana mposht Turbinën në miqësore

Tirana zhvilloi ditën e sotme miqësoren e programuar ndaj ekipit të Turbinës, duke shfrytëzuar pauzën prej Kombëtareve.

tirana

Bardheblutë e Memës, fituan me shifrat 3-1 në miqësoren e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, në një kohë ku ambienti nuk është fort i qetë tek 24-herë kampionët e Shqipërisë.

Sulmuesi kenian, Ismael Dunga, zhbllokoi shifrat me golin e tij nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë. Ndërkohë, skenën në pjesën e dytë e mori sulmuesi tjetër, Majkëll Ngo. Anglezi shënoi një dopietë në fraksionin e dytë, ndërkohë që golin e vetëm për miqtë e shënoi Vathi .

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"