Dumfris i hap sfidë skeptikëve: Harrojeni Hakimin, tani është radha ime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2021 | 8:47

Dumfris i hap sfidë skeptikëve: Harrojeni Hakimin, tani është radha ime

Nga Denzel Dumfrisi pritet shumë dhe holandezi po përpiqet të rigjejë paraqitjet e treguara me PSV-Eindhovenin për të fituar besimin e ambientit zikaltër.

DUMFRIS 2

“Këtu është ndryshe mënyra e stërvitjes, po ashtu edhe vendi dhe njerëzit. Ndonjëherë bëhet pak e vështirë, por po bëj maksimumin për t’u përshtatur”, u shpreh mbrojtësi për Italinë, ndërsa për sa i përket krahasimit me Hakimin vazhdoi:

“Nuk e ndjej presionin. Ai ka bërë një kampionat shumë të mirë sezonin e kaluar, por tani është radha ime dhe unë besoj se do të vijë momenti im sepse besoj shumë në vete”. Zikaltrit fituan me Sherifin, aty ku Dumfris luajti 90 minuta të plota, por ndërkohë nesër do të kenë përballë Juventusin, derbin e parë të Italisë për 25-vjeçarin.

“Me Sherifin bëmë një punë të shkëlqyer sepse duhet të kthenim faqen pas Lacios dhe mbi të gjitha na duheshin pikët për të vazhduar kualifikimin. Me Juven është ndeshja ime e parë, por duke parë historinë e të dy klubeve do të jetë një ndeshje e madhe”, përfundoi Dumfris.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"