Duket shumë i madh në moshë, por luan me të rinjtë e Lacios. Inzagi i bën surprizën e bukur futbollistit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 20:55

Duket shumë i madh në moshë, por luan me të rinjtë e Lacios. Inzagi i bën surprizën e bukur futbollistit

 Jozef Minala zuri faqet e para të gazetave në vitin 2014, kur bëri debutimin e tij në Seria A me Lacion, prej dyshimeve që të gjithë kishin për moshën e tij.minala

Në atë kohë, ai ishte 19 vjeç, por tifozët dhe ambienti sportiv, kishte dyshime duke parë paraqitjen e tij të jashtme. Gjithsesi, edhe pse flitej shumë për talentin e kamerunasit, ai kurrë nuk arriti që të kishte shpërthimin e pritur.

Inzagi e dërgoi atë në fillim të sezonit në ekipin e të rinjve, për shkak se nuk kishte vend në ekipin e parë.

Megjithatë tashmë tekniku bardhekaltër i ka bërë një surprizë të bukur 23-vjeçarit, teksa e ka ftuar për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Sampdorias.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"