Dukati thyen tabunë pas 101 garave, triumfon në Austri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2016 | 11:40

Dukati thyen tabunë pas 101 garave, triumfon në Austri

Dopietë e shumëpritur e Dukatit në Red Bull Ring me dy pilotët italianë përpara të gjithëve. Andrea Ianone fiton “Grand Prix”-in e Austrisë përpara shokut të skuadrës Andrea Doviciozo në fundin e një fundjave të paharrueshme për dyshen e Dukatit, që dominoi nga sesioni i parë i provave të lira dhe deri në kthesën e fundit të garës.

ba8d48ef9e5598bdc038ce8f621de175

Një triumf historik për Ianonen që çon motorin e Dukatit në majën më të lartë të podiumit në MotoGP për herë të parë pas gjashtë viteve, asokohe me Keisi Stoner në “Phillip Island”. Kështu Dukati ka thyer dje hegjemoninë e dy rivalëve historikë Yamaha dhe Honda pas plot 101 garave. Në podium iu bashkua dyshes italiane edhe Horge Lorenco pas një beteje të ngushtë për vendin e tretë me Valentino Rosin.

Yamaha rigjen vendin e nderit pasi kishte mbetur “thatë” në Çmimin e Madh të Holandës në Asen dhe në Gjermani në Sahsenring. Ndërkohë, Doviciozo feston me vendin e dytë garën e 250- të në Botëror. Një garë malore ka qenë kjo e Austrisë për Mark Markezin pas atij rrëzimi në sesionin e tretë të provave të lira. Spanjolli i Hondës e mbylli në vend të tretë, por gjithsesi mbetet lider i kampionatit me 181 pikë.

75c5a43981a492d82379f5076f7d356c

Gara

Starti nis furishëm që në kthesën e parë nga dyshja e Dukatit që më pas merr arratinë. Një duel flesh ka qenë ai mes Rosit dhe Ianones, ndërsa një kontakt mes Markez dhe Lorencos bën që të dy të humbin kohë ndaj kundërshtarëve. Megjithatë, spanjolli i Yamahas rimëkëmbet dhe menjëherë hidhet në sulm ndaj Dukatit, ku dyshja e pilotëve ka një betejë direkte mes tyre.

Në xhiron e nëntë gara ka të parin Ianonen, ndërsa Lorenco dhe Rosi nuk i ndahen, por që Yamaha e ka të vështirë të mbajë ritmin e kryesuesve. Në xhiron e 11-të ka një regjim të flamujve të zi për Barberan, i cili nuk kishte respektuar “ride through” që kishte marrë së bashku me Hernandez, Bautista, Bradl dhe Kraçlou për nisje të parakohshme. Një duel rrotë më rrotë mes Dukatit, por që festa është e 27-vjeçarit.

1a6d5def7ab9de44d9ba5c42262905f3

“Po përjetoj ndjesi të papërshkueshme. Kjo është fitorja ime e parë në MotoGP. Unë e kam nisur karrierën me këtë motor dhe këtë grup të jashtëzakonshëm”, u shpreh Ianone. Ndërsa bashkëkombësi i tij u shpreh i lumtur për ekipin, por disi i zhgënjyer për veten. “Ne kemi punuar shumë mirë. Motori ishte perfekt, por jo unë. Unë kisha më pak kontroll se Ianone. Ndaj jam i zhgënjyer për këtë, por jam shumë i lumtur për ‘dopietën’ e Dukatit”, theksoi Doviciozo.

OLGERT SERANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"