Dukati: Nuk ishte e vështirë ta bindje Lorencon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2016 | 6:51

Dukati: Nuk ishte e vështirë ta bindje Lorencon

Duke folur për “Sky Italia”, drejtori sportiv i skuderisë së Dukatit, Paolo Çiabati, dha detaje për akordin e arritur së fundmi me kampionin e botës në MotoGP, Horge Lorenco. motogpSipas drejtuesit të Dukatit, nuk ka qenë e vështirë në negociata për të bindur spanjollin e Yamahas.

“Ne po kërkonim për të firmosur me një nga pilotët më të mirë që do të na lejonte për të fituar përsëri titullin kampion, – tha Çiabati. – Këtë sezon motori ka qenë shumë kompetitiv dhe ka mundësuar që të dy palët të arrijnë një marrëveshje. Mendoj se motori që kemi këtë vit dhe fakti që kemi demonstruar potencialin konkurrues ka qenë çelësi për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Unë do të thosha se nuk ishte e vështirë për ta bindur Horge”.

Gjithashtu italiani i Dukatit bëri me dije se nuk është marrë ende një vendim se kush do të jetë shok skuadre me Horge Lorencon. “Ne nuk kemi vendosur ende. Prioritar ishte akordi me pilotin. Tani ne do të presim për të vendosur nëse do të qëndrojë Ianone ose Doviciozo. Të dy janë pilotë të jashtëzakonshëm dhe nuk do të jetë një zgjedhje e lehtë. Ne kemi folur me të dy dhe nuk mendoj se pasiguria mbi të ardhmen e tyre do të ndikojë tek ata. Ne folëm me Horgen dhe nuk pati asnjë pretendim se kush do të jetë shoku i ardhshëm i skuadrës”.

Një ditë më parë, Lorenco konfirmoi zyrtarizimin për dy vitet e ardhshme, 2017 dhe 2018, në shifrat e 25 milionë eurove. Lorenco, i lindur në Palma de Majorka më 4 maj 1987, ka fituar pesë tituj botërorë gjatë karrierës së tij (250ç në vitin 2006 e 2007 dhe MotoGP në vitin 2010, 2012 e 2015).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"