Duka takon ekipin U-17: Shembull nga Kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2015 | 15:01

Duka takon ekipin U-17: Shembull nga Kombëtarja

duka u-17Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë i pranishëm dje në ambientet e Resortit “Tropikal” në Durrës për të takuar skuadrën kombëtare U-17.

Ajo gjendet atje në kuadrin e përgatitjeve për eliminatoret e Kampionatit Europian, ku do të jetë në të njëjtin grup me Uellsin, Zvicrën dhe Holandën. Presidenti i FSHF-së është njohur nga ana e trajnerit Xhemal Mustadanagiç për gjendjen e skuadrës dhe formën e saj. Pastaj ai ka pyetur drejtpërdrejtë futbollistët dhe i ka inkurajuar ata për arritjen e rezultateve pozitive.

“Në tre vitet e fundit, ne e kemi kaluar dy herë fazën e grupeve, në eliminatoret e Kampionatit Europian U-17 dhe kjo është një arritje që duhet vlerësuar. Sigurisht luani në një grup të vështirë me skuadra që punojnë mjaft mirë me moshat, por kjo s’duhet t’ju dekurajojë”, tha ndër të tjera presidenti i FSHFsë. “Kombëtarja e madhe duhet të jetë për ju më të rinjtë, burim frymëzimi dhe shembulli më i lartë i përkushtimit dhe sakrificave që bën futbollisti për ekipin kombëtar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"