Duka: Spanja, rivali më i vështirë që kam parë të luajë në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2016 | 23:44

Duka: Spanja, rivali më i vështirë që kam parë të luajë në Shqipëri

Presidenti i Federatësë Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nuk e bën dramë humbjen 2-0 kundër Spanjës sot në “Loro Boriçi”. Sipas kreut të FSHF-së, “La Roja” është kombëtarja më e fortë që ai ka parë të luajë ndonjëherë në tokën shqiptare.

Duka

“Është një humbje më se normale përballë një kombëtareje që sinqerisht them se është më e mira që kam parë të luajë ndonjëherë në Shqipëri. Ishin të pagabueshëm jo vetëm taktikisht e teknikisht, por edhe fizikisht.Të them të drejtën, nuk është se kisha shumë besim para ndeshjes, pasi është një takim nga ata që nuk është dramë të humben”, u shpreh Duka për “SuperSport”-in.

Sipas numrit një të futbollit shqiptar, duartrokitjet përshëndetëse mes tifozëve dhe lojtarëve pas ndeshjes janë pikënisja nga ku skuadra jonë duhet të ringrihet pas kësaj disfate. “Lojtarët janë profesionistë dhe e kanë kuptuar se nuk mund të fitohet me të gjithë kundërshtarët. Duhet të përqendrohemi tek Izraeli, një kundërshtrar i nivelit tonë. Ajo është ndeshja jonë e vërtetë, jo kjo e sotmja”, theksoi Armand Duka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"