Duka sheh Skënderbeun si Italinë e vitit 2006: Triumfues pas ‘Calciopoli’-t

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2017 | 16:55

Duka sheh Skënderbeun si Italinë e vitit 2006: Triumfues pas ‘Calciopoli’-t

Presidenti i FSHF-së, Armand Dukia, mendon se Skënderbeu po rivendos në Europë imazhin e tij si skuadra dominuese në futbollin shqiptar pas dy viteve shumë të turbullta të shoqëruara me akuza pa fund ndaj korçarëve. Në një interviste për “Top Channel”, numri 1 i futbollit shqiptar nuk ngurroi t’i krahasonte korçarët me italianët të cilët fituan Botërorin 2006, suksesin më të madh, si një shpagim ndaj procesit “Calciopoli”’.

Duka festimi

“Janë bërë si Italia pas ‘Calciopolit’, që u shpall Kampione Bote. Edhe Skënderbeu po korr suksese të mëdha në Europë. Tani kanë një ndeshje jashtëzakonisht shumë të vështirë kundër Dinamos së Zagrebit, pasi nuk kanë bërë as 50% të punës me rezultatin 1-1 në takimin e parë. I mbetet edhe rreth 70% e punës për ta bërë në Elbasan. Nëse do t’ia dalin, do të na bëjnë të lumtur”, tha Duka.

Nëse “Calciopoli” i hoqi titujt Juventusit dhe njërin ia dha Interit, në Shqipëri, Skënderbeut i është hequr një titull korçarëve, por nuk ka vendim se çfarë do të bëhet me të.

Takaj dhe Duka

“Presim vendimin e CAS-it, nëse do të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Etikës së FSHF-së, apo do të ketë ndonjë vendim më të thelluar për Skënderbeun. Pas këtij vendimi dhe arsyetimit të tij, më pas do të jenë komisionet e Federatës që vendosin se çfarë do të bëhet me titullin e atij kampionati”, shpjegoi ai.

Më pas radhën e ka Kombëtarja dhe grumbullimi i parë me trajnerin e ri, Panuçi. “Duhet që të gjithë ne ta mbështesim dhe ta ndihmojmë. Patjetër që ai është i ri në këtë ambient, në këtë skuadër, pavarësisht se ka shumë eksperiencë në botën e futbollit. Por e gjithë skuadra duhet ta mbështesë maksimalisht për të arritur objektivin. Na duhen 6 pikë në këto dy ndeshje për Shqipërinë, jo për Panuçin.

panuci duka

Spostimi i ndeshjes në Strumicë nga pala maqedonase, nuk besoj se ka qenë ndonjë tendencë negative kundër nesh. Por paaftësi e tyre për të organizuar dhe siguruar një ndeshje në një stadium të madh, siç është ai i Shkupit. Ne duhet ta lexojmë më tepër si me efekt superioriteti, e jo inferioriteti, vendimin për spostimin e ndeshjes dhe kjo duhet të na çojë drejt fitores”, deklaroi Duka rreth përballjeve të shtatorit të kuqezinjve.

Duka-Ceferin tetor 2016

Nuk mungoi edhe një koment për shanset e Shqipërisë për t’u bërë pritëse e Superkupës së Europës në vitin 2019.

“Për të qenë objektiv, nga 9 kandidatë mundësitë e Shqipërisë janë diku te 11.5% për të fituar, sepse janë të gjithë të barabartë për të fituar. Nuk mund të themi se ne jemi absolutisht më pretendentë sesa Franca apo Turqia, apo ndonjë shtet tjetër, gjithsesi jemi konkurrentë për të zhvilluar këtë finale”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"