Duka: Po, kam darkuar me Ramën dhe trajnerin dje në mbrëmje, arsyeja është që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2023 | 23:42

Duka: Po, kam darkuar me Ramën dhe trajnerin dje në mbrëmje, arsyeja është që…

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, pre zanton trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare, Silvinjon dhe gjithashtu i jep lamtumirën Edi Rejës. Ai e falënderon teknikun italian për punën e tij në Kombëtare dhe thotë që tashmë është gati për një cikël të ri.

bandicam 2023-01-09 10-36-58-622

“Në fillim doja të falënderoja Rejën dhe stafin e tij për të gjitha rezultatet dhe punën, për përkushtimin dhe gjithçka që ka dhënë për Kombëtaren. Bilanci i tij i fitoreve dhe humbjeve është i barabartë. Ka bërë punë të mirë, edhe pse shpeshherë ka qenë i kritikuar, por gjithsecili ka këndvështrimin e vet. Reja ka qenë një nga bashkëpunëtoret më të mirë të FSHF-së dhe do të vazhdojë të jetë i tillë për të gjithë ne. Në staf janë dy ishfutbollistë të njohur, njëri i Argjentinës dhe njëri i Brazilit. Kemi arritur një marrëveshje deri në fund të Europianit. Objektivi ynë është i qartë për të marrë pjesë në ‘EURO 2024’. Mundësitë janë dhe do të bëjmë maksimumin e mundshëm”, u shpreh Duka fillimisht dhe më pas iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve.

Cila ishte arsyeja që zgjodhët një trajner si Silvinjo?
Nuk e di nëse kanë dalë emrat që kemi diskutuar, por nuk ka qenë e lehtë për të vendosur. Me të gjithë kandidatët e mundshëm, gjëja e parë që u kam thënë është se Kombëtarja nuk është vetëm një skuadër futbolli, por një nga gjërat më të rëndësishme të shqiptarëve dhe një përgjegjësi e madhe për mua që duhet të vendosë nga trajnerët. Pse Silvinjo? Kur jemi takuar në Milano, kemi biseduar për projektin tonë dhe të atij, stafin e tij dhe duke pasur eksperiencën si futbollist, jo shumë eksperiencë si trajner, por me një lloj dëshire për të shkuar më lart, kam menduar se është i duhuri. Ne për të marrë atë që duam dhe për të rritur futbollin shqiptar e për të arritur objektivin dhe trajneri për të qenë një shkallë më lart në karrierën e tij. Kur kemi diskutuar me stafin tonë, kemi pasur shumë emra me më shumë eksperiencë siç ishte Reja, dhe disa të rinj. Kemi thënë të riun apo të vjetrin dhe menduam të vazhdonim me të riun.

Pas 3 trajnerëve italianë, tani kemi brazilian, ka ndryshuar koncepti juaj?
Nuk jemi nisur nga nacionaliteti, por nga cilësitë sportive dhe njerëzore. Të kaloje kontinentin duhet të ishte e vështirë. Edhe pse disa miq më kanë thënë se mentaliteti argjentinas ngjason me atë shqiptar. Do ta shohim. Por të tre ndihmësit që kemi në panel kanë eksperiencë të gjatë, mbi 15-vjeçare me ekipe të mëdha dhe është e mjaftueshme për ta ndihmuar Shqipërinë drejt rezultateve pozitive. Madje dikush më tha: “Ç’mendohesh o njeri, ata kanë luajtur me ‘Zotin’”. Kush është Zoti, i thashë unë. –”Mesi, derisa kanë luajtur me të duhet të jenë mirë”. Duke qenë fitues ke mentalitet fituesi.

Ka pasur momente që keni menduar për një trajner tjetër? Sa rol kanë luajtur aspekti teknik dhe financiar?
Do të zbuloj diçka që ka ndodhur e vazhdon të ndodhë dhe kjo nuk i shmang përgjegjësitë që unë kam. Ka qenë një vendim kolegjial i stafit teknik. Kur kemi emëruar Panuçin me të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare dhe me stafin teknik të federatës kemi bërë një votim me pikë. Dhe Panuçi fitoi me 0.5 pikë më shumë. Menduam se ishte zgjidhja më e mirë, edhe pse nuk rezultoi ashtu. Në këtë rast nuk kemi bërë zgjedhje me pikë, por diskutime dhe debate. Nuk jemi nisur nga aspekti financiar. Trajneri nuk më ka pyetur për këtë. Thjesht jemi nisur se me këtë staf mund të arrijmë në “EURO 2024”.

A keni diskutuar me kryeministrin për Silvinjon dhe është e vërtetë që keni darkuar së bashku?
Nuk e di pse e prisja që të ma bënit ju (Panorama Sport) këtë pyetje, por po, është e vërtetë që kemi darkuar dje me kryeministrin. I kam kërkuar unë kryeministrit që të presë stafin e ekipit kombëtar, pikërisht për t’i thënë stafit atë që i kam thënë në Milano. Kombëtarja është më shumë se skuadër futbolli për ne. Dhe këtë doja ta shprehja me një takim me drejtuesin e vendit.

Keni diskutuar me trajnerin për modulin e lojës?
Pavarësisht se nuk jam një teknik futbolli, një nga pyetjet ka qenë kjo, të cilën ua kam bërë edhe unë trajnerëve, për të kuptuar se cili është moduli i tyre i lojës dhe përgjigjja është se varet nga futbollistët që do të kem në dispozicion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"