Duka: Partizani favorit për titullin, gjërat monotone nuk janë të mira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2016 | 20:53

Duka: Partizani favorit për titullin, gjërat monotone nuk janë të mira

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, vetëm pak orë para ndeshjeve vendimtare që mund të vendosin fatet e titullit kampion, por edhe të Kupave të Europës, ka deklaruar se Partizani është favorit për ta fituar titullin.duka E çuditëshme në fakt, sepse në vitet e mëparshme gjithnjë Duka është përpjekur që të ruajë ekuilibrat duke thënë “titullin ta fitojë ai që meriton”, ndërsa dje ka cilësuar Partizanin favorit, ndërkohë që Skënderbeu ka dy pikë më shumë dhe luan kundër një rivali pa asnjë objektiv. Por çuditë e Dukës nuk mbarojnë këtu.

Ai, njeriu që ka 14 vite në krye të FSHF-së, deklaroi se “Asgjë nuk është e mirë kur është monotone, kështu që po të ndryshonte mirë do të ishte”. Një tjetër “tradhti” ndaj Skënderbeut, pasi me monotone nënkuptohet fakti që korçarët e fitojnë titullin prej 5 vite radhazi.

Deklarata

“Për mirë apo për keq, futbolli i tillë është. Kush kontribuon më shumë do të marrë më shumë frute. Asgjë nuk është e mirë kur është monotone, kështu që po të ndryshonte mirë do të ishte. Është vendosur që ne do të jemi në Tiranë dhe kupa do të jetë këtu, në ndeshjen Partizani-Teuta. E nëse Partizani nuk shpallet kampion, atëherë ceremonia mund të zhvillohet të nesërmen. Versioni i parë i ceremonisë do të jetë për në ‘Qemal Stafa’, te ndeshja Partizani-Teuta”, tha dje Armand Duka në një intervistë për “Top Channel”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"