Duka: Nuk do të “priten koka” nëse s’fitojmë, në Ligën e Kombeve është e rëndësishme çdo minutë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 7, 2018 | 20:30

Duka: Nuk do të “priten koka” nëse s’fitojmë, në Ligën e Kombeve është e rëndësishme çdo minutë

Presidenti i Federatës, Armand Duka, foli në një lidhje për “Supersport” nga “Elbasan Arena” për përballjen mes Shqipërisë dhe Izraelit që pritet të startojë pas pak. Duka tregoi se në këtë kopeticion është e rëndësishme çdo minutë. Në fund ai nuk la pa përmendur edhe De Biazin që do të jetë i pranishëm në stadium.

sczczc

“Është një kopeticon i ri dhe shpresoj ta nisim mbarë. Është ndryshe nga miqësoret, këtu ka më shumë seriozitet dhe kërkohet rezultat pozitiv.

Është e rëndësishme çdo minutë jo vetëm çdo ndeshje. Janë vetëm 3 skuadra. Nëse gabon trajner? Është loja e gabimeve, të gjithë gabojnë. Uroj që ekipi Kombëtar të ketë rezultat pozitiv sot. Dhe kundërshtari do t’i fitojë 3 pikët e para dhe pretendont të kualifikohet. Ai që do japi më shumë në fushë dhe do të ketë më shumë fat, do të fitojë. Mos e kujtojmë atë ndeshjen e shkuar me Izraelin në shtëpi.

Gjithmonë ekipi në ndeshje zyrtarë është ndryshe. Në miqësore bëhen eksperimente dhe provohen taktika të ndryshme. Në ndeshjet zyrtare duhet të kesh zgjedhur më të mirën. De Biazi thirret nga Federata apo vjen për qejf? Ka një histori me Shqipërinë dhe nuk ndahet kollaj”, u shpreh Duka.

Ndërkohë në një prononcim tjetër për “RTSH” presidenti u shpreh: 

Formacioni? Kur të mbarojë ndeshja do të diskutojmë për Kombëtare. Nëse nuk realizohet objektivi? Nuk do të thotë që do priten “koka” në qoftë se s’fitojmë. Duhet të mendojmë pozitivisht. Sa mendoni që mund të mbërrijmë në Europian nga kjo formulë? Nuk është shumë e lehtë, por është një mundësi. Pse mos e provojmë.





www.minuta90.com