Duka në tribunë, Shkëndija mundet 4-0 nga Genti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2016 | 17:30

Duka në tribunë, Shkëndija mundet 4-0 nga Genti

Prania e presidentit të FSHF-së, Armando Duka, në stadium nuk u ka sjellë fat skuadrave shqiptare në dy javët e fundit në Ligën e Europës.

dukaI pari e pësoi Partizani më 18 gusht, kur nën praninë e presidentit të FSHF-së u mundën 4-0 në Krasnodar. Të njëjtin fat ka pësuar mbrëmë edhe Shkëndija e Tetovës, e cila, nën praninë e presidentit Duka është mundur 4-0 nga belgët e Gentit.

Në këto kushte ka marrë fund edhe aventura europiane e Shkëndijës së Tetovës, e cila nuk arriti të shkruajë historinë për të hyrë në grupet e Ligës së Europës.

shkendija

Shkëndija është mposhtur 4-0 nga Gent, në ndeshjen që u luajt mbrëmë në Shkup. Kuqezinjtë shpresonin të hynin në histori, pasi rezultati i takimit të parë në Belgjikë, ku u mundën 2-1, u jepte shpresë.

Takimi nisi në një atmosferë fantastike në stadiumin e Shkupit, ku përkrahja për Shkëndijën ishte si asnjëherë tjetër.

Thirrjet patriotike të “Ballistëve” dhe tifozëve të tjerë “O sa mirë me qenë shqiptarë!”. 45 minutat e para u mbyllën në barazim 0-0. Pjesa e dytë është një katastrofë e vërtetë. Në minutën e 60-të, Gent kalon në avantazh me Kulubali.

Nëntë minuta më pas i njëjti autor dyfishon për belgët. Në minutën e 81-të, Perbet shënon golin e tretë, ndërsa në të 86-ën Neto vulos rezultatin në shifrat 0-4.

Fati i keq ka përndjekur edhe shqiptarët e tjerë që luajnë te Lokomotiva e Zagrebit, Hajduku i Splitit dhe Basaksehir, pasi janë eliminuar nga Liga e Europës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"